– Ungjilli – Llukai 21:37-22:8

Edhe ditën mësonte në tempull, kurse natën pasi dilte jashtë, rrinte në malin që quhet i Ullinjve. Edhe gjithë populli vinte që menatë tek ai në tempull për të dëgjuar atë.

Edhe po afrohej e kremtja e të pabrumëtave, që quhet pashkë. Edhe kryepriftërinjtë e shkruesit kërkonin se si ta vrisnin, sepse kishin frikë popullin.

Edhe Satanai hyri te Juda i mbiquajtur Iskariot, i cili ishte nga numri i të dymbëdhjetëve. Edhe Juda shkoi e foli me kryepriftërinjtë e me kryerojet e tempullit, se si t’ua dorëzonte. Edhe ata u gëzuan, dhe u morën vesh t’i japin argjend. Edhe ai u zotua e kërkonte rast që t’ua dorëzonte pa praninë e turmës.

Edhe erdhi dita e të pabrumëtave, në të cilën duhej të therej pashka. Edhe Jisui dërgoi Pjetrin dhe Joanin, duke thënë: Shkoni dhe na bëni gati pashkën, që të hamë.