Kryepiskopi Anastas Përkujton 111 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Pranimin Zyrtar të Presidentit Bajram Begaj.

 

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi, mori pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj në nderim të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të shtetit, qeverisë qendrore dhe asaj vendore, përfaqësues të institucioneve e politikanë, të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, kryetarët e komuniteteve fetare në vend, personalitete të jetës publike e artistike, trashëgimtarë të firmëtarëve të Pavarësisë, diplomatë ndërkombëtarë në Tiranë.

 


Foto Album:

 

Kryepiskopi Anastas Përkujton 111 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Pranimin Zyrtar të Presidentit Bajram Begaj.