–  Apostulli – 1Timotheut 4:4-8,16

 

Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe nuk ka gjë për të hedhur tej, po të merret me falënderime; sepse shenjtërohet me fjalën e Perëndisë e me lutje.

Nëse ua kujton vëllezërve këto, do të jesh shërbëtor i mirë i Jisu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit edhe me mësimin e mirë, të cilin e ke ndjekur. Edhe prej përrallave të ndyra plakash hiq dorë, edhe stërvit veten tënde në besimin e mirë. Sepse stërvitja e trupit është e dobishme për pak kohë; po besimi i mirë është i dobishëm për të gjitha, sepse ka premtimin për jetën e tanishme dhe për atë që do të vijë.

Ruaj veten tënde dhe mësimin; qëndro në ato. Sepse nëse bën këtë, edhe veten tënde do të shpëtosh, edhe ata që të dëgjojnë ty.