– Ungjilli – Llukai 17:20-25.
Edhe kur u pyet nga Farisenjtë se kur vjen mbretëria e Perëndisë, iu përgjigj atyre e tha: Mbretëria e Perëndisë nuk vjen me të dukur. As nuk kanë për të thënë: Ja këtu, ose: Ja atje; sepse ja mbretëria e Perëndisë tek është në mes jush.
Edhe u tha nxënësve: Do të vijnë ditë, kur do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut; edhe nuk do t’i shihni. Edhe do t’ju thonë juve: Ja këtu, ja atje; mos shkoni, as mos i ndiqni pas. Sepse si vetëtima që vetëtin prej njërës anë nën qiell, ndrit deri në anën tjetër nën qiell, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij. Po më përpara ai duhet të pësojë shumë, edhe të shpërfillet prej këtij brezi.