– Apostulli – Filipianëve 1:27-2:4.
Vetëm silluni jetoni denjësisht në ungjillin e Krishtit, që të dëgjoj për ju, a kur të vij e t’ju shoh, a për së largu kur s’jam aty, se qëndroni në një frymë, duke u përpjekur së bashku me një shpirt për besimin e ungjillit; edhe pa u trembur në asgjë nga kundërshtarët, gjë që për ata do të jetë dëftesë humbjeje, po për ju shpëtimi, edhe kjo nga Perëndia. Se juve ju është dhënë për hir të Krishtit, jo vetëm t’i besoni atij, por edhe të pësoni për të, duke patur po atë luftë që patë tek unë dhe tani e dëgjoni të jetë tek unë.
Në ka pra ndonjë ngushëllim në Krishtin, a ndonjë ngushëllim dashurie, a ndonjë shoqëri Fryme, a dhembshuri e përdëllime, bëjeni të plotë gëzimin tim, që të jeni në një mendje, duke pasur po atë dashuri, një shpirt të përbashkët e një mendje. Mos bëni asgjë nga smira a për lavdi të kotë, por me përulësi, duke i vlerësuar të tjerët më të lartë se veten. Mos u mendoni secili për të vetat, por secili edhe për punët e të tjerëve.