– Apostulli – 1 Korinthianëve 1:18-24.

 

Sepse fjala e kryqit për ata që humbasin është marrëzi, po për ne që shpëtojmë është fuqi Perëndie. Sepse është shkruar: “Do të humbas diturinë e të diturve, edhe do të hedh tej mençurinë e të mençurve”.

Ku është i dituri? Ku është shkruesi? Ku është kërkimtari i kësaj jete? A nuk marrosi Perëndia diturinë e kësaj jete? Sepse pasi në diturinë e Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me anë të diturisë, i pëlqeu Perëndisë me marrëzinë e predikimit të shpëtojë ata që besojnë. Sepse edhe Judenjtë kërkojnë shenjë, edhe Grekët kërkojnë dituri. Po ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar, i cili për Judenjtë është skandal, edhe për Grekët marrëzi. Po për ata që janë thirrur, Judenj e Grekë, Krishti është fuqi Perëndie dhe dituri Perëndie.