– Apostulli – 1Korinthianëve 16:13-24

 

Rrini zgjuar, qëndroni në besë; bëhuni burra, e forcohuni. Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri.

Edhe ju lutem, o vëllezër, e njihni shtëpinë e Stefanait, se është fryti i parë i Akaisë, edhe se ia kanë kushtuar veten shërbimit të shenjtëve; të ulni kryet edhe ju ndaj të këtillëve, edhe ndaj çdo njeriu që bashkëpunon me ne dhe mundohet. Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanait dhe të Furtunatit e të Akaikut, sepse këta mbushën mungesën tuaj; sepse prehën shpirtin tim dhe tuajin. Dijuani pra të këtillëve.

Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin në Zotin Akila dhe Priskila bashkë me kishën që është në shtëpinë e tyre. Ju përshëndesin gjithë vëllezërit. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.

Përshëndetja u shkrua me dorën time, të Pavlit. Nëse ndonjë nuk e do Zotin Jisu Krisht, qoftë i mallkuar. Maran-Atha. Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju.

Dashuria ime qoftë me të gjithë ju në Jisu Krishtin. Amin.