– Apostulli- 1 Korinthianëve 4:5-9.

 

Prandaj mos gjykoni asgjë përpara kohës, deri sa të vijë Zoti, i cili edhe do të ndriçojë të fshehtat e errësirës dhe do të shfaqë dëshirat e zemrave; edhe atëherë gjithësecilit lëvdimi do t’i bëhet nga Perëndia.

Edhe këto, o vëllezër, për të mirën tuaj, i shndërrova në shembull mbi veten time edhe mbi Apolloin, që të mësoni prej nesh të mos mendoni më tepër nga ç’është shkruar, që ndonjë prej jush të mos krekoset për njërin kundër tjetrit.

Sepse cili të shquan ty nga tjetri? Dhe ç’gjë ke ti që nuk e more? Edhe nëse e ke marrë, pse mburresh sikur nuk e ke marrë?

Tashmë jeni të ngopur, tashmë u pasuruat, pa ne mbretëruat; edhe lum të kishit mbretëruar, që edhe ne të mbretëronim bashkë me ju. Sepse më duket se Perëndia ne apostujt na tregoi për më të fundit e njerëzve, si të dënuar me vdekje; sepse u bëmë lojë në botë, në engjëjt e në njerëzit.