– Apostulli – Romakëve 16:17-24.
Edhe ju lutem juve, o vëllezër, të ruheni nga ata që bëjnë përçarje dhe skandale kundër mësimit që keni nxënë ju, edhe largohuni nga ata. Sepse të tillët nuk i shërbejnë Zotit tonë Jisu Krisht, po barkut të tyre; edhe me fjalë të ëmbla e të bukura gënjejnë zemrat e atyre që s’dinë ligësi. Sepse bindja juaj arriti tek të gjithë. Sa për ju pra, gëzohem; edhe dua të jeni të ditur për të mirën dhe të pastër për të keqen. Edhe Perëndia i paqes do të dërrmojë satanain në këmbët tuaja për së shpejti. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju. Amin.
Ju përshëndesin Timotheu, bashkëpunëtori im, edhe Luçi, edhe Jasoni e Sosipatri, kushërinjtë e mi. Ju përshëndes në Zotin unë Tertiu që shkrova letrën.
Ju përshëndet Gai, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erazmi, kujdestari i qytetit, edhe vëllai Kuart. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju. Amin.