– Ungjilli – Mattheu 12:46-13:3.
Edhe ndërsa ai ishte duke u folur turmave, ja e ëma edhe të vëllezërit e tij tek po rrinin jashtë, duke kërkuar të flisnin me të. Edhe dikush i tha atij: Ja nëna jote dhe vëllezërit e tu tek po rrinë jashtë, e kërkojnë të flasin me ty. Po ai u përgjigj e i tha atij që tha këtë: Cila është nëna ime, edhe cilët janë vëllezërit e mi? Edhe shtriu dorën e vet mbi nxënësit e tij, e tha: Ja nëna ime edhe vëllezërit e mi. Sepse kush të bëjë dëshirën e Atit tim që është në qiejt, ai më është vëlla dhe motër dhe nënë.
Edhe atë ditë si doli Jisui nga shtëpia, rrinte pranë detit. Edhe u mblodhën tek ai shumë turma, kaq sa ai hyri në lundër e rrinte; edhe gjithë turma qëndronte buzë detit. Edhe u foli atyre shumë me paravoli.