– Ungjilli – Mateu 12:9-13.
Edhe si iku andej, erdhi në sinagogën e tyre. Edhe ja tek ishte një njeri që kishte dorën të tharë; edhe e pyetën Jisuin, duke thënë nëse lejohet të shërojë dikush të shtunën; që ta paditnin atë.
Edhe ai u tha atyre: Cili nga ju është ai njeri, që, nëse do të ketë një dele, edhe në i rëntë kjo në gropë të shtunën, nuk do ta zërë e ta ngrejë atë? Sa më tepër pra ndryshon njeriu nga delja! Prandaj lejohet të bësh mirë të shtunave.
Atëherë i thotë njeriut: Shtri dorën tënde. Edhe ai e shtriu, edhe ajo u bë përsëri e shëndoshë si tjetra.