Ceremonia e diplomimit të studentëve të Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Më 24 qershor 2023, Kolegji Universitar “LOGOS” organizoi Ceremoninë e Diplomimit të studentëve të tij. Veprimtaria u zhvillua në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në prani të shumë studentëve, prindërve, të ftuarve, përfaqësuesve nga institucione publike, përfaqësuesve te trupit diplomatik në Shqipëri etj. Gëzim i kësaj ceremonie ishte dhe prania e Kryepiskopit Anastas, Presidentit dhe themelues i Fondacionit “LOGOS”.
Arritjet e këtyre studentëve janë padyshim edhe meritë e stafit akademik dhe administrativ, të cilët jo vetëm kanë realizuar procesin mësimor, por edhe i kanë qëndruar pranë çdo studenti.
Ceremonia e diplomimit u hap me fjalën e Prof. Dr. Ilia Ninka, Rektor i Kolegjit. Më pas fjalën e mori Administratori, z. Naum Mile dhe Akademiku Vasil Tole, Përfaqësues i Bordit Administrativ, për të përshëndetur dhe përgëzuar të diplomuarit.
Përshëndetën në vazhdim dhe përfaqësues të studentëve të secilit fakultet, si dhe stafi, nëpërmjet videove. Studentë qe nuk patën mundësin të ishin u bënë pjesë nëpërmjet transmetimeve te mesazheve. Një vend të veçantë gjatë ceremonisë zuri edhe një video me momentet me te bukura të tyre gjate viteve universitetit.
Prej disa kohësh tashmë, Kolegji Universitar “LOGOS” ka organizuar korin e tij, i cili performoi gjatë veprimtarisë.
Padyshim, vepra mbështetëse e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, ka qenë gjithmonë e domosdoshme për ngritjen dhe funksionimin Kolegjit tonë. Ndaj, përshëndetja e tij u prit me duartrokitje të nxehta. Kryepiskopi, përveç urimeve, u ndal veçanërisht për rrugën e ardhshme në jetë dhe në punë për të sapodiplomuarit, të cilët duhet ta mbështesin veprimtarinë e tyre mbi vlerat më të rëndësishme dhe përpara së gjithash duhet të bëhen njerëz me virtyte, me besim tek Perëndia dhe duke falur shumë dashuri.
Në fund u bë dorëzimi i diplomave dhe hedhja e kapelave nga studentët.
Foto Album: