Ungjilli – Mateu 5:27-32.

 

Keni dëgjuar se është thënë: “Mos shkel kurorën”. Po unë po ju them juve, se kushdo që vë re grua me dëshirim, ka kryer kurorëshkelje në zemër të tij.

Edhe në të skandalizoftë syri yt i djathtë, nxirre atë e hidhe prej teje; sepse është më mirë për ty të humbasë një nga gjymtyrët tuaja, edhe të mos hidhet tërë trupi yt në gjehenë. Edhe në të skandalizoftë dora jote e djathtë, preje atë, edhe hidhe prej teje, sepse është më mirë për ty të humbasë një nga gjymtyrët tuaja, edhe të mos hidhet tërë trupi yt në gjehenë.

Edhe është thënë, se ai që të lërë gruan e tij, le t’i japë asaj letrën e ndarjes. Ndërsa unë po ju them juve, se ai që të lërë gruan e tij, përveçse për arsye immoraliteti, e bën atë të shkelë kurorën; edhe ai që të marrë grua të ndarë shkel kurorën.