E Diela VI pas Pashkës, E Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik, Mëkati ndaj Shpirtit të Shenjtë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 28.5.2023 (Tekst)
Ishte, të dashur besimtarë, fillimi i shekullit të katërt pas Krishtit. Patriku Aleksandris Petro zgjohet i shqetësuar nga një vegim që kishte parë. Ai pa Zotin Jisu Krisht me atë këmishën e gjatë por të shqyer. Edhe ai i drejtohet dhe i thotë:- Zot kush ta ka shqyer këmishën? Edhe Krishti i thotë- Airosi.
Airosi ishte një prift nga Aleksandria shumë i studiuar, por që fillojë të mësonte brenda kishës, një mësim shumë të gabuar. Ai mësonte, ta them të përmbledhur, që Zoti Jisu Krisht nuk është Perëndia si është Perëndia Atë. Sipas tij ka patur kohë kur Krishti nuk ka ekzistuar, ndonëse është krijesa e parë e përsosur, nuk është i barabartë me Perëndinë Atë. Kjo solli një përçarje të madhe brenda kishës.
Kishte akoma besimtarë, priftërinjë dhe episkopë që e mbështetën herezinë e tij.
U detyrua kisha të mbledhë sinodin e saj, Sinodin e Parë Ekumenikw në vitin 325 në Nikea. Ky sinod që u mblodhën kishat nga mbarë botën dhe vendosën që të dënojnë mësimin e Ajrosit dhe shpallën atë që ne lexuam pak më parë në simbolin e besimit që ” Jisu Krishti është Perëndi i vërtet prej Perëndinie të vërtetë dhe ka të qënit e tij të njëjtë me Atin”.
Sigutisht patriku i Aleksandris Petro e kishte akoma hidhërimin e tij sepse ishte ai që i kishte dhënë Airosit shkallën e parë të priftërisë.
Kjo ndarje brenda kishës nuk mbaroi akoma me Sinodin e Parë Ekumenikë, por vazhdoi akoma për shumë kohë. Për shumë kohë vazhdoi akoma ajo këmisha e Krishtit e shqyer, e ndarë. Edhe në vazhdim për shumë shekuj këmisha e Krishtit është shqyer shumë herë. Fatkeqësishtë edhe sot kjo këmishë e Krishtit rrezikon të shqyhet, rrezikon të shqyhet nga ne që jemi brenda kishës sepse Airosi ishte brenda kishës.
Ka një grup që është shumë i rrezikuar që të grisë këtë këmishën e Krishtit. Kush është ai grup? Sigutisht nuk janë ata që janë indiferentë me besimit dhe ata që janë ateistë. Ata sduan t’ia dinë për Zotin. Sigurisht nuk jan ata besimtarë që janë të devotshëm dhe që kanë njohuri dhe janë të themeluar fortë në traditën e besës sonë. Është ai grup besimtarësh të cilët nuk janë të thelluar, nuk kanë njohuri të forta. Janë të vakët, për ta besimi i tyre, Zoti i tyre është njëlloji si Zoti i tjerëve.
Dëgjojmë vazhdimisht nga besimtarë të krishterë orthodhoks që thonë një Zot është. Po një Zot është, por për ne, Zoti që është ,është Perëndi Triadik, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Ky grup është më i rrezikuari.
Po ju them një ngjarje. Dy zonja besimtare kërkojnë të pagëzojnë mbesën e tyre. Dy motrat e saj, mbesës, ishin të pagëzuara orthodhokse dhe donin që të pagëzonin dhe vajzën e tretë. E thonë që ne duam që kumbari të jetë katolik. Ju themi si është e mundur që një katolik të mësojë besiminn orthodhoksë fëmijës? Nuk është e mundur, nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë dot. Edhe thonë po ska gjë për ne një Zot është. Po sikur të shkojmë te kisha katolike dhe ta pagëzojmë katolik? Ju thamë; ju jeni të lirë, mund të bëni çfarë të doni, por nuk është mirë që ju që vini nga tradita orthodhokse dhe që keni pagëzuar dy fëmijë orthodhoksë dhe tjetrin ta bëni katolik dhe nesër mund ta bëni mysliman dhe të thoni sprish punë, një Zot është.
E themi këtë gjë për të thënë që shiko nuk është njëlloji, ky është rrezik i madh, rrezik madh.
Dikur të krishterët e kthyen besën e tyre . Pse? Sepse ata që i impononin tl ndryshonin besën çfarë i thoshin, i thoshin të njëjtën gjë. Shiko ju Krishtin besoni edhe ne Krishtin ju shpallim, thjesht nuk jua shpallim si Bir të Perëndisë, por jua shpallim atë si Profetë, e njëta gjë është. Ata të cilët nuk ishin të fortë në besim thoshin Krishtin prapë e kemi, njëlloji është, le ta ndryshojmë besën edhe e ndryshuan besën. Ky grup është shumë i rrezikuar të ndahet nga kisha e të shqyejë këmishën e Krishtit.
Ka dhe një grup më të rafinuar, më të rrezikshëm që mund të ndajë këmishën e Krishtit. Dhe ky grup krijohet nga ata njerëz që e mbajnë veten si mësues dhe bëjnë “gurun” e grupit. Brenda këtij grupi, janë ata të cilët përpiqen të jenë shpëtimtari i tyre, duke e ndarë këtë grup nga tradita e kishës, nga komuniteti i kishës. “Ata janë mësuesit. Ata janë shpëtimtarët për atë grup”. “Kisha nuk di, ata dinë”. Nuk është e vonëshme që ky grup, me këtë guru të ndahet nga kisha.
Ata të cilët shkatojnë këtë ndarje brenda kishës bëjnë një mëkat shumë të madh. Për ndarja brenda kishës Shën Joan Gojarti thotë: ” Të dashur, të krijosh përçarje brenda kishës është mëkat shumë i rëndë, është mëkat kundra Shpirtit të Shenjtë. Dëgjoj dhe zëra këtu në komunitetin tonë që thonë hajde të bëhemi dy ose tre veta kundër kishës, e gjëra kështu. Po ju them se çdo mëkat që bëjmë është i falshëm nga Krishti. Çdo mëkat që bëjmë është i falshëm. Çdo mëkat që bëjmë edhe kudra Birit është i falshëm. Çdo mëkat tjetër mund të falet, edhe vrasjet, të gjitha këto gjëra mund të na i fal Zoti, por një gjë, thotë Krishti, nuk na e fal Zoti, mëkatin kundër Shpirtit të Shenjtë. Ai mëkat nuk do të na falet në këtë jetë dhe në jetën e përjetshme.
Të bëjmë kujdes mos të jemi ne shkaktar që të ndajmë këmishën e Krishtit. Është një mëkat shumë i rëndë dhe i pafalshëm. Të përpiqemi ne të gjithë, të thellohemi në besimin tonë. Nëse thellohemi dhe mësojmë besimin tonë dhe forcohemi në themelin tonë të besimit, nuk kemi frikë nga herezitë, nga luftrat.
Të përpiqemi, të dashur besimtarë, me të gjitha mënyrat, që ta ruajmë unitetin e kishës. Unitetin e besës sonë. Asnjëgjë të mos na ndajë dot nga dashuria dhe nga besimi i vërtet i yni. Zoti na forcoftë që deri në fund ta ndjekim rrugën e Tij. Amin!