E Diela e të verbrit, Kush është i verbër? Nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 21.05.2023 (Tekst) 

Krishti u Ngjall!

Për sa kohë, të dashur besimtarë njeriu nuk njeh Zotin, ai është i verbër. Vetë Zoti Ynë Jisu Krisht ka thënë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” (Jn. 14:6).

Dhe njeriu është i verbër për sa kohë ai nuk njeh të vërtetën, të vërtetën mbi krijimin, njeri është i vërbër për sa nuk njeh të vërtetën rreth qëllimit të krijimit të tij, njeriu është i verbër për sa kohë ai nuk di origjinën e tij dhe qëllimin e jetës së tij. Njeriu është i verbër për sa kohë ai nuk di cili është destinacioni i jetës së tij, njeriu është i verbër për sa kohë ai nuk di rrugën që duhet të ndjekë, që të përmbush qëllimin e jetës së tij. Njeriu është i verbër për sa kohë ai përpiqet të gjej jetën dhe në gjithë gjërat e tjera, dhe jo atje ku është me të vërtetë burimi i jetës.

Një burrë, i cili për rreth 30-vite e kishte kaluar jetën e tij të shthurur, 30-vite bënte jetë nate, kthehej në familjen e tij vetëm në nga ora tetë e mëngjesit. Ai thotë: “Kam pirë gjatë këtyre viteve me gjindra ton, uiski dhe pije të tjera alkoolike. Gjithmonë mendoja se mund t’i zgjidhja të gjitha gjërat në jetën time, por të gjitha i kisha katranosur. Mendoja se gjithçka shkonte mirë në jetën time, derisa arrita të kuptoj që nuk kisha bërë asgjë në jetën time. Por, kur kuptova fundin tim, atëherë kërkova ndihmë”. “Ne kërkojmë ndihmë”: -thotë ai, kur arrijmë në pikën e fundit, kur ne kuptojmë që nuk jemi asgjë, kur kuptojmë që pa ndihmën e Perëndisë nuk do të bëjmë dot asgjë në jetën tonë, dhe atëherë ne kërkojmë ndihmë, edhe ai kërkoji ndihmë.

Edhe kur ne zgjatim dorën drejtë Perëndisë, patjetër Perëndia do të marë dorën tonë dhe do të na ngreh. Dhe ai u bë një besimtarë, një besimtarë i rregullt në jetën e kishës dhe sigurisht shoqëria që e rrethonte, që dinte rreth jetës që ai bënte thoshte që ai është duke kaluar një fazë në jetën e tij, ashtu siç kalojmë ne faza të ndryshme në jetën tonë si: fëmijërisë, adoleshencës, etj. Por, ai thotë që nuk jam duke kaluar një fazë në jetën time, për mua kjo është jetë. Nëse unë do të ndryshoj këtë mënyrë të jetuarit, do preferoja më mirë të mos jetoja, sesa të ndryshoja këtë mënyrë që unë jetoj tani. -Po pse i thonë? “Sepse kjo mënyrë që unë jetoj është me të vërtetë jeta. Unë ndihem i gëzuar, dhe unë ndihem i lumtur!

Ishte i verbër dhe gjeti dritën e vërtetë, gjeti udhën e vërtetë, gjeti gëzimin e vërtetë, gjeti jetën e vërtetë.

Fatkeqësisht sot në jetën tonë kemi shumë njerëz që kanë dritën e syve, por janë të verbër. Ashtu si ka njerëz që janë të lindur të verbër, por shohin Zotin. Njohin Zotin, jetojnë në gëzimin e Zotit. Por, gjithmonë ka shpresë, gjithmonë ka shpresë më Zotin dhe historia që dëgjuam në pjesën e ungjillit të sotëm, ku na tregohet për të verbërin e lindur.

Apostujt pyetën Zotin që pse ka lindur ky njeri i verbër, mos ka mëkatuar ai, apo mos kanë mëkatuar prindërit e tij që ka lindur i verbër? Dhe Zoti thotë: -“Jo, askush nuk ka mëkatuar as ai, as prindërit e tij, por që të shfaqet Lavdia e Perëndisë, të tregohet që Zoti është Zoti i Vërtetë, Zoti të cilin ne besojmë është Zoti i Vërtetë dhe i Vetmi Zot i Vërtetë”. Dhe i dha dritën atij të cilit askush më parë, dhe askush më pas nuk ka mundur të bëjë një mrekulli kaq të madhe sa Zoti. Për të treguar Zoti Lavdinë e Tij, dhe këtë gjë Zoti mund ta bëjë tek çdo njeri tjetër që sheh me sytë e tij të mishit, por është i verbër shpirtërisht, këtë Zoti mund ta bëjë. Mund ta bëjë tek secili prej nesh, mund ta bëjë tek çdo njeri që është larguar nga besimi, ata që janë larg Zotit, Ai mund të bëjë tek kushdo mrekullinë e Tij.

Dhe ajo që duhet të bëjë secili prej nesh, që përpiqemi ta jetojmë, ta jetojmë këtë gëzim, ta shijojmë këtë dritë dhe jetë që na ka dhënë Zoti.

Lutemi që edhe Zoti të sjellë, ashtu siç solli të verbërin, të sjelli edhe njerëz të tjerë që ta shikojnë Dritën e Vërtetë, ta jetojnë jetën më Zotin. Amin!