Shërimi i të Verbrit.

 

E Diela e pestë përkujton shërimin e një njeriu që kishte lindur i verbër (Joani 9). Ne jemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arriti të shohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë. Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e tij hyjnore dhe i ka larë ato me ujin e pagëzimit (Joani 9:6-11). Jisui përdori baltë me pështymë dhe i tha të verbërit të shkonte e të lahej në pellgun e Siloamit. Ai e bëri këtë në ditën e Sabatit, ditë në të cilën, të pështyrët, baltëbërja dhe larja ishin të ndaluara. Duke i shkelur këto ligje rituale të Judejve, Jisui tregoi që Ai është me të vërtetë Zoti i Sabatit dhe, si i tillë, Ai është i barabartë me Perëndinë Atë, i Cili, sipas Traditës Judaike, është i vetmi që punon në ditën e Sabatit, duke drejtuar botën e tij.

Pati një skandal në shërimin e të verbërit në ditën e Sabatit. Ai u nda nga sinagoga për shkak të besës së tij në Krishtin. E tëra Kisha e ndoqi këtë njeri në rrugën e saj, duke e ditur se ata që nuk e shohin Jisuin si Zot, janë me të vërtetë të verbër dhe mbeten në mëkatet e tyre (Joani 9:41). Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund ta shohin dhe ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet” (Joani 9:37). I Verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit, tek ty vij o Krishti im, porsi i verbëri në Ungjill dhe i penduar thërras me lot: Ndritmë në të errët, o dritë e qiellit.

 

 

* * * * *

Konstandini & Elena, Mbretër.

 

Bir i Konstandin Kloroit dhe i shën Elenës. Të dhënat për origjinën e tij dhe të nënës së tij, Elenës, i japim në jetën e saj që pason. Këtu plotësojmë: Në vitin 306 ushtria e proklamoi në Britani august, perandor, pas vdekjes së të atit, perandor tashmë qysh nga viti 305. Por perandor unik u bë mbas luftërave vetëm më 324, pasi më përpara ekzistonin cezarët lokalë dhe augustët. Atëherë mori fund 40-vjeçari i përgjakur i poliarkisë.

Më përpara (313) deklaroi së bashku me august Likinin (308-323) tolerancën fetare (“Dekreti i Mediolanit”). Shpresëtarët mundeshin tashmë ta adhuronin Jisuin hapur dhe pa u penguar. Kthesa e tij përkundrejt besimit të ri justifikohet edhe nga një vizion në mes të ditës. Pa në qiell të ndriçojë një kryq me nxitjen “Me këtë fito”. Mori guxim, bëri betejën kritike në Tiveri dhe fitoi (312). Që atëherë, i barabartë me apostujt, ndihmoi në forma të ndryshme Kishën dhe u kujdes për unitetin e saj. Më 321 caktoi të dielën si festë.

Më 325 mblodhi në Nikea Sinodin I Ekumenik dhe dënoi Ariosin, megjithëse më vonë u ndikua nga motra e tij filoariane Konstandina. Midis 324 – 11.5.330 ndërtoi kryeqytetin e ri të krishterë, Konstandinopojën (do të thotë qytet i Konstandinit), kufijtë e së cilës ia kishte treguar një engjëll gjatë një vizioni (inagurimi i Konstandinopojës festohet pikërisht më 11 maj).

Më 22.5.337, i fuqishmi, guximtari, i ndjeshmi dhe i lehti në vendime, i madhi në arritje, i pari mbret i krishterë Flavius Valerius Konstandinus (latinisht do të thotë i qëndrueshëm), ndërsa përgatitej të ndërmerrte një fushatë në Persi, u sëmur dhe ndërroi jetë në Azinë e Vogël, në Nikomedi të Propondidhës. Meqenëse më përpara nuk ishte realizuar aspirata e tij të shkonte të pagëzohej në Jordan, u pagëzua atje, në Nikomedi, për t’u pastruar nga mëkatet e lehta dhe të rënda të jetës së tij tepër të dallgëzuar dhe të vrullshme.

U varros në kishën e Shën Apostujve në Konstandinopojë, të cilën e kishte ngritur vetë.

* * * * *

Mbretëresha Elena.

 

Elena bija e një hanxhiu të thjeshtë lindi në vitin 247 në Vithini, në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Në moshën 23 – vjeçare u bë bashkëshortja e gjeneralit kalimtar, Konstandin Kloro nga Naiso (tani Nishi i Serbisë), ku në vitin 288 (ose edhe më shpejt) lindi Konstandinin e Madh që feston së bashku me të. Sapo Dioklitiani (284-305) e emëroi Kloronë si qezar (293), e detyroi që ta largojë Elenën për t’u martuar, për arsye politike, me bijën e adoptuar të bashkëperandorit të tij Maksimian (286-305). Për më tepër mori rob djalin e tij, Konstandinin, i cili u edukua pikërisht në oborret e Dioklitianit dhe të Galerit (305-311). Kloroi bëri atëherë tre djem të tjerë dhe tri vajza por shenjtin e donte tej mase. Ai e respektonte thellësisht nënën e tij, kështu që pasi u bë mbret e quajti augusta, mbretëreshë, dhe preu monedha me fytyren e saj.

Madje i kushtuan qortimet e saj të ashpra kur koseguent përkundrejt së drejtës vrau më 326 admiralin e lavdëruar Krispi, djalin e tij me gruan e parë, Minervinën. E vrau pasi u bind prej gruas së tij të dytë, Faustës së bukur por zemërkeqe, bijë e Maksimianit. Domethënë i kishte shpifur për Krispin si tinzar i mbretërisë së tij dhe i nderit të saj, pasi kishte frikë se do t’i linte në hije tre djemtë e saj kishte dhe dy vajza. Ndërkaq u zbulua intriga dhe burri i saj e eleminoi edhe atë, ndërsa nderoi të vrarin padrejtësisht.

E barabartë me apostujt Elena (greqisht: llambadhë) tashmë e moshuar, u dërgua prej Konstandinit në Vendet e Shenjta. Atje detyroi një hebre, kryepiskopin e mëpasëm të Jerusalemit, shën Qirjakon (28 tetor), i cili e dinte se ku ishte Golgothaja dhe e ndihmoi të gjente Kryqin e Çmuar, siç sqarohet në jetën e tij (festa e Gjetjes 6 mars e Lartësimit 14 shtator).

Dy nga gozhdat e Kryqit u vendosën në stemën e djalit të saj. Së bashku me të ndërtoi kisha të famshme në Vithlehem, tek Varri i së Tërëshenjtës, në Malin e Ullinjve, në Romë, në Bizant. Fjeti në Konstandinopojë, më 328 (ose 335) por u varros në Romë.