E Diela III pas Pashkës, Shërimi i të paralizuarit,  Nuk kam njeri, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 7.5.2023 (Tekst)

Krishti u Ngjall!

Jetojme, te dashur besimtare, ne nje epokë te zhvillimit te madh te shkences dhe teknologjise! Nje zhvillim i tille, i cili e mundeson njeriun qe te komunikoje me njerezit e tjere te aferm te tij, apo njerez te ndryshem qofshin keta dhe shume larg nesh. Per disa ore ose disa dite ne kemi mundesine nepermjet kesaj teknologjie qe ne t’i takojme ata personalisht. E me gjithe se jetojme ne nje epoke kaq te zhvilluar qe na e lehteson komunikimin me personat tane, ne shoqerin e sotme ekziston nje problem i madh dhe i veshtire.

Kush eshte ai?

Eshte ai qe degjuam ne pjesen e ungjillit te sotem nga ai person i cili ishte i paralizuar. Na tregohet ne pjesen e Ungjillit qe Zoti gjen nje person i cilli ishte 38 vite i paralizuar dhe ne pellgun i cili ishte nje vend mrekulliberes, pas trazimit te ujrave kushdo qe futej brenda ne uje, ai sherohej nga cdo lloj semundjeje. Edhe Zoti kur e gjeti ate personin e paralizuar i thote: A do te sherohesh? Edhe ai i thote shqetesimin e tij. I thote: une nuk kam njeri sa here qe perpiqem te shkoj atje dikush tjeter shkon perpara meje dhe une nuk kam arritur dot te sherohem nuk kam njeri thote i paralizuari. Kete problem dhe kete shqetesim e ndeshim dhe ne shoqerin e sotme, ka shume femije qe thone une nuk kam njeri ndonese jetojne me shume shoke e shoqe ne shkollen e tyre, ndonese jetojne brenda familjes, degjojme nga femije te ndryshem te thone; une nuk kam njeri. Ndihen te vetmuar.

Degjojme per te rinj e te reja, te cilet kane shoqerine e tyre, ne shkolle ne familje perseri dhe kane mundesine nepermjet teknologjise te komunikojne shume here dhe qendrojne gjithe kohes ne komunikim por perseri ata ndihen te vetmuar dhe thone nuk kam njeri. Degjojme bashkeshorte e bashkeshorte te cilet jetojne ne shoqerine e sotme, kane pune jetojne ne familje, jane te martuar dhe perseri thone nuk kam njeri, ndihen te vetmuar. Pa thene pastaj per njerez qe jane me te vertete njerez qe jane te vetmuar dhe te braktisur dhe ne kemi permendur shume here per plagen e madhe qe ka vendi jone, ku shume njerez jane detyruar te largohen te lene vendin e tyre dhe te shkojne ne emigrim per nje jete me te mire duke braktisur familjet e tyre, duke lene shpesh here prinderit vetem. Degjojme per shume familje te cilat i kane femijet e tyre jashte dhe jane te vetmuar dhe te braktisur dhe ata thone nuk kemi njeri.

Nje problem dhe shqetesim i madh qe degjojme ne epoken e sotme.

Por kush eshte zgjidhja? E para eshte cfare do te beje secili prej nesh qe mos te ndihemi te huaj dhe te vetmuar brenda familjes sone, shoqerise, shkolles, pune e kudo tjeter te perpiqemi sa te mundemi kur e dime qe jane njerez te cilet jane te semure, te vetmuar te komunikojme, te flasim, te bejme nje telefonate me ata, te shkojme t’i takojme ata persona. Sa te mundemi, sa te kemi mundesine t’i ndihmojme ata ne vetmine e tyre dhe me e rendesishmja qe eshte, qe mund t’u afrojme atyre mikun me te vertete qe mund te kete nje person dhe ai mik eshte Krishti. Ne shoqerin e sotme jane me mijera njerez te cilet kan lene familjet e tyre dhe i jane perkushtuar Zotit. Murgjit, murgeshat, burra dhe gra te cilet i kane perkushtuar veten e tyre Zotit, kane ndjekur nje jete te vetmuar, por perseri nuk ndihen te vetmuar sepse kane Zotin shoqeruesin e tyre , mikun e tyre.

Tregohet nje histori per nje burre, i cili ishte i semure dhe vajza e tij, e cila jetonte larg kur degjoi qe i ati ishte i semure edhe ishte ne gjendjen e fundit te tij, i telefonon nje prifti e i thote: te lutem beji nje vizite babait tim dhe prifti shkoi qe ta vizitoje besimtarin dhe kur futet brenda ne dhomen e tij, ai gjen ate te semure por ngjitur me krevatin ishin dy karrige edhe prifti ulet ne nje karrige dhe i thote:- Po karrigia tjeter qe eshte bosh, mos pret dike tjeter qe te vije? Dhe besimtari i pergjigjet: – Jo nuk pres askend tjeter qe te vije dhe ajo karrige eshte karrigia e Zotit dhe i tregon qe dikur kisha nje bisede me nje ate shpirteror dhe duke biseduar me ate e pyes si mundem une te kem nje komunikim me Zotin? Dhe ai me keshilloi qe duhet ta ndjejme Zotin si nje person shume te dashur qe e kemi prane nesh dhe qe bisedojme me ate dhe une qe atehere vura kete karrigen bosh dhe perhere qe kam nevoje, bisedoj me Zotin. Pas disa ditesh prifti shkon te beje perseri nje vizite tek ai person dhe e gjen te mbeshtetur me koken te karrigia bosh dhe kuptoi qe besimtari kishte nderruar jete ne gjirin e Perendise.

Mos te harrojme, te dashur besimtare, qe edhe ne kemi nje mik te dashur i cili nuk do te na braktise kurre, nuk do na leri kurre te jemi vetem. Nese ne te vertete edhe ne do ta shikojme Zotin si mikun me te dashur, me te afert te zemres sone atehere ne kurre nuk do te ndjehemi te vetmuar por dhe kur e ndjejme kete person kaq te dashur dhe kaq te afert me ne, perpiqemi t’i ndihmojme dhe njerezit e tjere qe ta ndjejne, ta pranojne Zotin dhe ta ndjejne prezencen dhe dashurine e tij qe dhe ne se bashku te lehtesojme dhimbjen e njeri-tjetrit dhe te udhetojme drejt Mbreterise se Perendise per te jetuar edhe ne se bashku me gjithe shenjtoret dhe engjejt ne gezimin qiellor dhe te perjetshem te Zotit.

Amin