– Ungjilli – Marku 6:7-13.

 

Edhe thirri pranë të dymbëdhjetët dhe zuri t’i dërgojë dy nga dy; edhe u jepte pushtet kundër frymëve të ndyra. Edhe i porositi ata të mos mbajnë asgjë udhës, veçse vetëm një shkop; as trastë, as bukë, as bakër në brez. Por të jenë mbathur me sandale dhe të mos veshin dy këmishë.

Edhe u thoshte atyre: Në çdo shtëpi që të hyni, qëndroni atje deri sa të dilni që andej. Edhe sa njerëz të mos ju presin, as të mos ju dëgjojnë, kur të dilni andej, shkunduni pluhurin që është poshtë këmbëve tuaja, për dëshmi në ta. Me të vërtetë po ju them juve, më i durueshëm do të jetë dënimi në Sodomë e në Gomorrë në ditën e gjyqit, se në atë qytet.

Edhe ata dolën e predikuan që të pendohen njerëzit. Edhe nxirrnin shumë demonë; edhe lyenin me vaj shumë të sëmurë dhe i shëronin.