Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshje me Kolegjin Universtiar “LOGOS”.
Më 15 mars 2023, në mjediset e Kolegji Universitar “Logos” u lidh një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij institucioni arsimor të lartë të Kishës sonë me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Kolegjit “Logos”, Prof. Dr. Ilia Ninka, dhe Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja.
Marrëveshja jep mundësinë e bashkëpunimit në shumë aktivitete sociale mes dy institucioneve dhe ofron për studentët e programeve Bachelor dhe Master të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës mundësinë që të kryejnë praktikën e tyre në aktivitetet zyrtare të Këshillit Ndërfetar.