E Diela IV e Kreshmës, Joani i Shkallës, Përulësia, hapë dyert e qiellit, nga Mitropolitit i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 26.03.2023 (Tekst)
(Nga Shën Joani i Shkallës)
Një nga virtytet më të vështira për të arritur dikush në përpjekjen e tij shpirtërore, të dashur besimtar, është virtyti i përulësisë. Ky virtyt është aq i domosdoshëm në përpjekjen tonë shpirtërore. Duke marë shkasë nga shën Joani i Shkallës, të cilën kisha ka vendosur që të kremtohet çdo herë në të dielën e katërt të kreshmëve, do ti referohemi pikërisht këtij ati në disa fjalë që ai na thotë për qëllimin, për përpiekjen dhe arritjen tonë në përulësi.
Le të kujtojmë që Shën Joani i Shkallës jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë dhe në gjysmën e parë të shekullit të shtatë. Jeta e tij ishte një jetë e shenjtë e përkushtuar Zotit në asketizëm dhe në lutje.
Nga eksperienca e tij shpirtërore dhe asketike, por edhe nga eksperienca e etërve të tjerë ai shkruajti një libër që quhet “Shkalla” prandaj mori dhe emrin Joani i Shkallës. Në të cilën ai na paraqet si një shkallë këto virtyte që ne duhet të arrijmë për tu ngjitur lartë në qiell, për të arritur virtytin më të lartë që është siç na thotë shenjtori në virtytin e dashurisë.
Janë tridhjetë shkallë, tridhjetë virtyte, në këto shkallë ai vendos virtytin e përulësisë në shkallën e njëzet e pesë. Shumë lartë. Këtë virtyt shën Joani na thotë se e kemi shumë të domosdoshëm në jetën tonë. Pse thotë e kemi të domosdoshëm në jetën tonë? Çfarëdo që të arrijmë dhe të bëjmë në përpjekjen tonë shpirtërore kur mungon përulësia i kemi humbur të gjitha,- thotë Shën Joani i Shkallës.
“Përulësia,- thotë shenjtori,- është hiri anonim i shpirtit për të cilin mund të flasë vetëm ai i cili e ka shijuar atë nga eksperienva e tij. Është pasuri e paçmueshmë, është pasuri e Perëndisë, është dhuratë e Perëndisë”.
“Pendimi na kthen në rrugën drejt qiellit, vajtimi troket dyert e qiellit, ndërsa përulësia na i hapë dyert e parajsës.”
“Tjetër gjë është që të krenohesh, tjetër gjë është të mos krenohesh dhe tjetër gjë është të jesh i përulur.
Pra përulësia nuk është thjesht të mos jemi krenar është shumë më tepër sesa kjo.”
Shenjtori tregon një histori: ” Tregon për një person i cili kërkonte nga Perëndia që të arrinte virtytin e përulësisë, por kuptohet që në luftën tonë shpirtërore si në çdo luftë tjetër shpirtërore dhe ai kishte luftën e të ligut, i cili na pengon për të arritur qëllimin tonë për të pasur sukses në përpjekjen tonë shpirtërore. I fuste atij vazhdimisht mendimet e krenarisë. Njjë ditë në qelinë e tij fillon të shkruante të gjitha virtytet. Dhe shkruajti virtytin e dashurisë së përsosur, përulësinë ëngjëllore, lutjen e qashtër, lutjen e zemrës, shumë virtyte të tjera. Sa herë që i ligu e luftonte, që i jepte mendime krenare ai shkonte dhe lexonte gjithë ato virtyte dhe i thoshte vetes së tij edhe sikur të kesh arritur të gjitha këto virtyte që nuk i ke arritur prapë je shmë largë Perëndisë.”
“Përulësia,- thotë shenjtori,- është dera e qiellit që u hapet vetëm atyre që i afrohen kësaj përulësie”. Po kur ne e kemi këtë dhuratë të Perëndisë? Kur e kuptojmë që e kemi këtë dhuratë të përulësisë? “Kur ndjejmë në zemrat tona që i afërmi ynë është më i larti nga ne në gjithçka”. Për të afërmin tonë e kemi fjalën për të gjithë njerëzit dhe kur ne pranojmë me të vërtetë në zemrën tonë që gjithë njerëzit janë shumë më të lartë sesa ne.
“Duhet, – thotë shenjtori, të kërkojmë jo gjërat që meritojmë, por më pak se ato që meritojmë dhe ne nëse kërkojmë më pak se ato gjërat që ne meritojmë Zoti Perëndia do na japë më tepër sesa ato që meritojmë”.
Shenjtori quan dashurinë dhe përulësinë si një “çift të shenjtë” që ecin bashkë njëra me tjetrën. “Dashuria na ngre lartë”ndërsa përulësisa çfarë bënë? Ndihmonë gjithmonë “atë që është lartë të mos zbresë poshtë”.
Dhe e fundit që do të citojë nga Joani i Shkallës është krahasimi i bukur që i bën ai përulësisë duke thënë “Përulësia është si një ciklon shpirtërorë që na ngre thotë nga humnera e mëkatit në lartësinë qiellore. “
Na ndihmoftë Zoti, të dashur besimtarë, që edhe neve ta kemi këtë virtytë të përulësisë, të na japë Zoti në jetën tonë, që neve të arrijmë me të vërtetë ta shijojmë dhe ne si Shën Joani i Shkallës dhe gjithë shenjtorët gëzimin qiellor. Amin