– Ungjilli – Marku 1:35-44.
Edhe në mëngjes shumë herët, para se të zbardhte, u ngrit e doli, edhe shkoi në një vend të shkretë, edhe lutej atje. Edhe i rendën prapa Simoni dhe ata që ishin bashkë me të. Edhe kur e gjetën, i thonë se të gjithë po të kërkojnë.
Edhe ai u thotë atyre: Le të shkojmë në qytezat e afërta, që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam dalë. Edhe ishte duke predikuar nëpër sinagogat e tyre, në gjithë Galilenë, edhe duke nxjerrë demonët. Edhe vjen tek ai një lebros e i lutet, edhe bie në gjunjë përpara tij e i thotë se po të duash, mund të më pastrosh. Dhe Jisuit iu dhimbs, edhe si zgjati dorën, e preku dhe i thotë: Dua, pastrohu.
Edhe sapo ai tha këtë, përnjëherë i iku lebra, edhe u pastrua. Edhe si i foli me rreptësi, menjëherë e nxori jashtë, edhe i thotë: Vështro se mos i thuash gjë ndonjërit, po shko dhe rrëfe veten tënde te prifti, edhe sill për pastrimin tënd ato që ka urdhëruar Moisiu për dëshmi tek ata.