– Ungjilli – Llukai 21:8-9, 25-27, 35-36.

 

Edhe ai tha: Shikoni të mos gënjeheni; sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim, duke thënë se unë jam; edhe se koha u afrua. Mos shkoni, pra, prapa atyre. Edhe kur të dëgjoni luftra e trazira, mos u frikësoni; sepse këto duhet të bëhen më parë; po nuk do të jetë menjëherë fundi.

Edhe do të ketë shenja në diell e në hënë e në yjet; edhe mbi dhe shtrëngim kombesh që nuk dinë se ç’do të bëhet, edhe do të gjëmojë deti dhe shkulmi i valës, njerëzve do t’u dalë shpirti nga frika e nga pritja e atyre që po vijnë mbi botë; sepse fuqitë e qiellit do të tunden. Dhe atëherë do të shohin të Birin e njeriut duke ardhur në re me fuqi e me lavdi të madhe.

Sepse si lak do të vijë përmbi të tërë ata që rrinë mbi faqe të gjithë dheut. Rrini zgjuar pra, duke u lutur në çdo kohë, që të bëheni të denjë t’u shpëtoni gjithë këtyre që do të bëhen, edhe të rrini përpara Birit të njeriut.