– Ungjilli – Llukai 18:10-14.

 

Dy njerëz u ngjitën në tempull që të faleshin; njëri ishte Farise dhe tjetri tagrambledhës. Fariseu qëndroi e lutej me veten e tij, duke thënë: O Perëndi, të falënderoj, se nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, ose edhe si ky tagrambledhës. Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën nga gjithë ç’kam.

Edhe tagrambledhësi kishte ndenjur larg e nuk donte as sytë të ngrinte përpjetë në qiell, po rrihte krahërorin e tij duke thënë: O Perëndi, mëshiromë mua mëkatarin. Ju them juve, ky zbriti në shtëpinë e tij i drejtësuar dhe jo ai, sepse kushdo që ngre lart veten e tij, do të përulet; dhe ai që përul veten e tij, do të ngrihet lart.