– Ungjilli – Llukai 18:2-8.

 

U thoshte atyre edhe një paravoli, që t’u tregonte se duhet të luten gjithnjë dhe të mos lodhen, duke thënë: Në një qytet ishte një gjykatës, i cili s’e kishte frikë Perëndinë dhe s’kishte turp nga njeri. Ishte edhe një e ve në atë qytet, dhe vinte tek ai, duke thënë: Jepmë të drejtën ndaj ndërgjyqësit tim.

Edhe ai për njëfarë kohe nuk donte; po pastaj tha me vete: Ndonëse s’e kam frikë Perëndinë, dhe s’kam turp nga njeri, meqë kjo e ve më bëhet barrë, le t’ia jap të drejtën, që të mos vijë gjithnjë e të më shqetësojë.

Edhe Zoti tha: Dëgjuat ç’thotë gjykatësi i padrejtësisë. Po Perëndia, a nuk do t’u japë të drejtën të zgjedhurve të tij që e thërresin atë ditë e natë, edhe pse vonon? Ju them juve, se do t’ua japë atyre të drejtën për së shpejti. Po kur të vijë i Biri i njeriut, vallë, a do ta gjejë besimin mbi dhe?