E Diela e XII e Llukait, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 15.01.2023, (Tekst)
Të gjitha gjërat mund t’i përballojmë vetëm me mendimin e shpresës së perjetëshme! (Nga Shën Vasilit i Madh)
Jini gjithmonë të gëzuar! Lutuni pa pushim! Për cdo gjë falenderoni Zotin! (1Thes. 5:16-18)
Këto janë fjalët, te dashur besimtarë, që Apostull Pavli i shkruan dhe u dërgon të krishterëve në Selanik. Dhe ne e dimë që cfarë është shkruar në Shkrimin e Shenjte, nuk është vetëm për të krishterët e asaj kohe, por është për të gjithë të kishterët deri në fund. Është për gjithsecilin prej nesh.
Jini gjithmonë të gëzuar, lutuni pa pushim, për cdo gjë falenderoni Zotin!
Do të mbesim sot në fjalën e fundit: Për cdo gjë falenderoni Zotin!
E marrim këtë shkak edhe nga pjesa e Ungjillit të sotëm që dëgjuam për shërimin e dhjetë lebrozëve, ku në të theksohet sa mirenjohes duhet t’i jemi Zotit për bekimet e Tij ne jetën tonë. Do t’i referohemi kësaj teme, duke u mbështetur në një nga etërit më të mëdhenj të kishës sonë të Shën Vasilit të madh.
Shën Vasili thotë, do të mjaftonin vetëm dy gjëra të kujtojmë që ne t’i jemi mirënjohës Zotit deri në fund të jetës sonë. Cfarë është e para?!
E para është që të falenderojmë Zotin që erdhëm ne ekzistencë. Ne dikur nuk ekzistonim dhe Zoti na solli në ekzistencë, na solli në jetë. Dhe jo vetëm na solli në ekzistencë dhe jetë, por na krijoi sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Tij.
Dhe e dyta thotë që duhet të falenderojmë Zotin, është se, kur ne u larguam nga Perëndia me mëkatin tonë, Perëndia dërgoi Birin e Tij të vetëm, edhe me gjakun e Tij na pajtoi me Perëndinë dhe na bëri përsëri pjesëtare të të mirave të përjetëshme qiellore. Vetëm këto dy gjëra të kujtojmë dhe të kemi në mëndje në jetën tonë, dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës Zotit për të gjitha.
Por sigurisht kemi momente të vështira në jetën tonë, si mund dhe në këto momente ne përsëri të falenderojme Zotin?!
Shenjtori thotë se ne duhet të kemi parasysh ata atletët të cilët stërviten shumë dhe brënda stërvitjes së tyre ata durojnë shumë dhimbje, shumë lodhje , shumë sakrifica, por të gjitha i durojnë sepse kanë në mëndjen e tyre dhe në zemrën e tyre shpërblimin e fitores.
Prandaj thotë shenjtori, diku tjetër Apostull Pavli thotë: te durojmë në shtrëngime dhe të gëzohemi ne shpresë!
Edhe Shën Vasili i madh, për ta bërë më konkrete këtë temë na jep shembullin më të njohur, më klasik të durimit të Jovit. Dhe ne kujtojmë që Jovi brenda një ditë humbi dhjetë fëmijët e tij, për një ditë humbi gjithë pasurinë e tij dhe më pas do të kishte një sëmundje të dhimbshme ne mishin e tij.
E megjithatë thotë, me gjithë këtë vuajtje e tragjedi të madhe, që nuk besoj se kemi dëgjuar ndonjëherë në jetën tonë t’i ndodhe dikujt një tragjedi e mdhe sa e Jovit, e megjithatë thotë shenjtori nuk vajtoi, nuk shkuli leshtë e kokës së tij për shkak të dhimbjes dhe tragjedisë. Por cfarë tha?
“ Zoti dha, Zoti ka marre. Qoftë i bekuar emri i Zotit.”
Dhe mos të kujtojmë thotë shenjtori se ishte nje njeri zemer shkemb, që nuk kishte dhimbje. Ishte aq i ndjeshëm sa vet Jovi thotë, sa kur vinin njerëzit tek ai që këshilloheshin dhe kërkonin ndihme, ai prekej aq shumë nga dhimbja dhe vuajtja e tyre sa qante dhe vajtonte, aq e ndjeshme ishte zemra e tij. Por për veten e tij, në dhimbjen e tij ai nuk vajtoi.
Kështu duhet te jemi edhe ne thotë Shenjtori; me ne që jemi të edukuar me fjalen e besimit, ne nuk duhet të trembemi nga vdekja e parakohshme as nga tragjeditë e papritura që na vijnë ne jetën tonë. Nese ndodh dicka e tillë e papritur, ne jemi parapërgatitur mirë që te mos tronditemi. Dhe me shpresen e se ardhmes i bejme te lehta gjerat e tanishme.
Edhe vazhdon i shenjti: Të është bërë një padrejtesi, të shikosh lavdinë që të pret ne qiell.
Je dëmtuar, të ka bërë dëme, të hedhësh syrin nga pasuria e pashtershme qiellore!
Je larguar nga atdheu yt, nga vëndi yt, mos harro se ke një atdhe, Jerusalemin Qiellor!
Ke humbur fëmijën tënd shiko thotë se ke ëngjëjt, me të cilët do të vallëzosh bashkë më ta rreth fronit të Perëndisë!
Prandaj thotë: te gjitha gjërat mund t’i përballojmë vetëm me mendimin e shpresës së perjetëshme.
Ky mendim përfundon shenjtori, është i mjaftueshëm të mbushë shpirtin tonë me gëzim, e të kemi në zemrat tona ngazëllimin ëngjëllor të Zotit tonë Jisu Krishtit të cilit i përket lavdia në jetë të jetëve. Amin !