– Apostulli – Jakovi 1:19-27.

Prandaj, o vëllezër të mi të dashur, çdo njeri le të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadaltë në të folur, i ngadaltë në zemërim.

Sepse zemërimi i njeriut nuk bën drejtësinë e Perëndisë. Prandaj, si të hidhni tej çdo ndyrësi e teprim ligësie, pritni me butësi fjalën që është mbjellë ndër ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.

Edhe bëhuni nga ata që e bëjnë fjalën e jo vetëm nga ata që e dëgjojnë, duke gënjyer veten tuaj.

Sepse kush dëgjon fjalën dhe nuk e bën, ky i ngjan një njeriu që shikon fytyrën e tij natyrale në pasqyrë. Sepse e shikoi veten e tij, edhe iku, edhe përnjëherë harroi cili ishte.

Po ai që ulet e shikon në ligjin e përsosur të lirisë, edhe qëndron në të, ky duke u bërë jo dëgjues që harron, po që bën punën, ky do të jetë i lumur në atë që bën.

Në pandeh ndonjë ndër ju se është fetar, edhe s’i vë fre gjuhës së tij, por mashtron zemrën e tij, feja e këtij është e kotë.

Fe e pastër dhe e papërlyer përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: Të shikosh jetimët e të vejat në shtrëngimin e tyre, dhe të ruajë veten e tij të papërlyer nga bota.