– Ungjilli – Marku 3:1-6
Edhe hyri përsëri në sinagogë; edhe atje ishte një njeri që e kishte dorën të thatë.
Edhe e vinin re atë nëse do ta shëronte të shtunën, që ta akuzonin.
Edhe ai i thotë njeriut që kishte dorën e thatë: Ngrihu e qëndro në mes.
Edhe u thotë atyre: A lejohet të bëjë njeriu mirë të shtunave apo të bëjë keq? Të shpëtojë jetë apo të vrasë? Po ata s’bënin zë.
Atëherë si i shikoi për rreth me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i thotë njeriut: Shtri dorën tënde. Edhe ai e shtriu; edhe dora e tij u bë përsëri e shëndoshë si tjetra.
Edhe Farisenjtë si dolën, menjëherë bënë këshillë bashkë me herodianët kundër tij, që ta vrasin.