Presidenti Begaj uroi Kryepiskopin Anastas për Krishtlindje.

 

Ditën e Krishtlindjes, 25 Dhjetor 2022, pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas priti ngrohtësisht në selinë e Sinodit të Shenjtë Presidentin e Republikës, Z, Bajram Begaj, bashkë me familjen. Presidenti uroi Kryepiskopin me rastin e festë dhe të gjithë besimtarët orthodhoksë.

Në lidhje me këtë takim Presidenti u shpreh ndër të tjera se “Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes.

Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, i cili pak kohë më parë celebroi 50 vite si Peshkop dhe 30 vite si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët!”

 


 

Foto Album:

Presidenti Begaj uroi Kryepiskopin Anastas për Krishtlindje