Presidenti gjerman vizitoi Katedralen “Ngjallja e Krishtit“.
Në datën 1 dhjetor 2022, gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier bëri një vizitë private në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore ai u prit në Katedrale nga Kryepiskopi Anastas dhe anëtarë të tjerë të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Elbasanit, Andoni; i Amantias, Nathanaili, dhe Episkop Asti.
Shkëlqesia e Tij, pasi ndezi qiri, u njoh me arkitekturën dhe veprat e artit që zbukurojnë Katedralen.
Foto Album: