Hirotoni në Mitropolinë e Korçës.

Shërbesat e Hirotonive janë të bukura dhe emocionuese sa për klerikët e rinj dhe të afërmit e tyre aq edhe për të gjithë besimtarët që I mbështesin me fjalët “I denjë”. Që nga viti 1992, nën kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri klerikësh dhe sot shërbejnë 160 klerikë të të gjitha gradave dhe me arsim të lartë.

Hirotoni bëhen edhe nga të gjithë Mitropolitët. Një shërbesë sa shpirtërore aq edhe mbresëlënëse u krye të dielën, 4 dhjetor 2022, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” të Korçës. Gjatë Liturgjisë Hyjnore Mitropoliti i Korçës, Hirësia Joani, dorëzoi në prift dhjakonin Harallamb Biba.

 


 

Foto Album:

 

Hirotoni në Mitropolinë e Korçës.