– Apostulli – 1 Timotheut 1:18-20, 2:8-15.
Këtë porosi po të lë në dorë ty, o bir Timothe, sipas profecive që u folën më përpara për ty, që të luftosh sipas tyre luftën e mirë, duke pasur besim edhe ndërgjegje të mirë, të cilën disa duke e hedhur tej ranë e u mbytën. Prej këtyre është Imeneu dhe Aleksandri, të cilët i kam dhënë në dorë të satanait, që të mësohen të mos blasfemojnë.
Dua pra që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa zemërim e pa dyshim. Gjithashtu edhe gratë le të stolisin veten e tyre me rrobë të hijshme, me turp e me urtësi, jo me gërsheta, ose me ar, ose me margaritarë, ose me rroba shumë të shtrenjta; por me çfarë u ka hije grave që tregohen perëndidruajtura, me punë të mira.
Gruaja le të mësohet në heshtje e me çdo lloj bindjeje; sepse gruas nuk i jap leje të mësojë të tjerë, as të jetë zot mbi burrin, po të heshtë. Sepse përpara u gatua Adami, pastaj Eva. Edhe Adami nuk u gënjye, po gruaja u gënjye e doli jashtë udhës; por do të shpëtojë me anë të lindjes së fëmijëve, në qoftë se qëndrojnë në besim dhe në dashuri e në shenjtërim me urtësi.