E Diela XIII e Lukait, I riu i pasur, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 27.11.2022 (Tekst)
“Sa e dëgjojmë Fjalën e Zotit?!”
Tregojmë seriozitetin tonë në besim, të dashur besimtar, sa ne dëgjojmë fjalën e Zotit dhe sa ne ruajmë fjalën e Zotit. Vetë Krishti thotë : “kur dëgjoni fjalët e mia dhe ruani porositë e mia atëherë tregoni që më doni.”
Në pjesën e Ungjillit të sotëm tregohet për një të ri që ishte i pasur. Interesi i tij ishte për jetën e përjetshme prandaj i thotë Zotit: “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëjë që të fitojë jetën e përjetëshme?”
Edhe Zoti i thotë ruajë porositë. Të cilat janë mos vrit, mos vidh, mos shkel kurorën, mos bëj dëshmi të rreme, ndero prindërit e tu. Ai i thotë se këto porosi i ka ruajtur të gjitha. I thotë Zoti të mungon diçka tjetër?
Shën Athanasi i Madh thotë: ” Zoti nuk do ti kishte kërkuar atij diçka tjetër nëse ai djaloshi i pasur do ti thoshte se nuk i kishte ruajtur porositë, do ti thoshte shko ruajë së pari ato porosi, pastaj eja të flasim për gjëra të tjera. Si një mësues i mirë që fillon mëson fëmijën, së pari do mësojë alfabetin, pastaj të fillojë me rrokjet edhe pastaj ngadalë ngadalë të lexojë fjalët dhe fjalitë. Kështu veproi edhe Zoti me atë djaloshin e pasur. I kërkon së pari nëse i ka ruajtur porositë e Tij, porositë e Ligjit, edhe kur mëson këtë gjë e nxitë për diçka tjetër.
Edhe Zoti i thotë të mungon diçka tjetër akoma. “Shite pasurin tënde jepua të varfërve dhe do të kesh thesar në qiell edhe eja më ndiq.” Por ai sapo dëgjoi diçka të tillë nga Zoti u hidhërua. U hidhërua shumë sepse ishte shumë i pasur. Edhe njerëzit filluan të thoshin ca ndodh? Zoti thotë është e vështirë për të pasurin të futet në Mbretërinë e Perëndisë. Është më lehtë të futet deveja në vrimën e gjilpërës sesa një i pasur në Mbretërinë e Perëndisë. Dhe kur njerëzit dëgjuan për këtë vështirësi të madhe filluan të thoshin po kush do të shpëtojë? Zoti siguron që ato të cilat për mendjen e njerëzore janë të pa mundura, për Perëndinë janë të mundëshme.
Ky djalosh kërkoi nga Zoti Fjalën e Tij, por nuk e dëgjoi atë, nuk e pranojë Fjalën e Tij.
Shpesh herë bëjmë edhe ne të njëjtën gjë, edhe ne e dëgjojmë Fjalën e Zotit, e dëgjojmë në pjesën e Ungjillit, e dëgjojmë kur lexojmë Biblën, e dëgjojmë Fjalën e Zotit kur lutemi, edhe Zoti na ndriçon. Kjo është dëshira ime për ty. Kjo është dëshira të bësh për mua, këtë dua akoma të bësh për mua. Ne shpeshë herë bëjmë si ai djali pasanik, e dëgjojmë por nuk vazhdojmë të bëjmë atë që na thotë Zoti. Edhe humabsim shansin për tu bërë më të mirë. Humbasim shansin për të fituar Mbretërinë e Perëndisë.
Nësë do ishim të zgjuar do të vepronim si Shën Andoni i Madh. Çfarë bëri Shën Andoni i Madh? Ai u futet një ditë në kishë një të dielë dhe ishte pikërisht kjo pjesa e Ungjillit që u dëgjua sot dhe ai sapo dëgjojë diçka të tillë që i Zoti i thotë pasanikut “shite gjithcka që ke jepua të varfërve do kesh thesar në qiell eja më ndiq”, Shën Andoni bëri të njëjtën gjë. Ai gjithë pasurinë e tij e shiti e ndau atë të varfërve, por mbajti një pjesë të vogël, sepse kishte një motër. Prindërit i kishin vdekur dhe kishte një motër dhe tha do të ruajë diçka për motrën time. Por kur shkoi njëher tjetër në kishë dëgjojë pjesën e Ungjillit që thoshte “mos u shqetëso për ditën e nesërme” edhe ai e mori si një fjalë që Zoti i thoshte atij. Mos ki merak për motrën tënde un do të kujdesem edhe për atë, edhe ai dha pjesën tjetër të pasurisë që kishte. Për motrën e tij u kujdes që të shkonte në një vllazëri motrash edhe vetë jetën e tij ja kushtojë kushtrimit, asketizmit dhe u bë ai Shën Andoni i Madh që ne dimë.
Ky është shembulli që duhet të ndjeki secili prej nesh, jo ato fjalë që dëgjojmë i dëgjojmë vazhdimisht dhe bien në veshiun tonë të shurdhër sepse ne nuk duam të pranojmë atë që na thotë Zoti. Ne nuk duam të bëjmë atë që do Zoti. Vijmë vazhdimisht e vazhdimisht, dëgjojmë vazhdimisht e vazhdimisht, lutemi vazhdimisht, por kur vjen momenti që të ndjekim atë që thotë Zoti ne aty veprojmë si ai djali pasanik. Vazhdojmë te ndjekim rrugën tonë interesin tonë, dëshirën tonë, jo dëshirën e Zotit.
Zoti na tregon që na do e pavarsisht se ne shpeshherë nuk pranojmë të bëjmë dëshirën e Tij. Ai vazhdon të na dojë me të njëjtën dashuri, me të njëjtën dashuri dhe përsëri mbetemi fëmijët e tij. Çfardo që të ndodhë, çfardo që ne të bëjmë në vazhdojmë të mbetëmi fëmijë të Perëndisë dhe dashuria e Tij për ne nuk mbaron asnjëherë. Çështja është të tregohemi edhe ne si fëmijët e tij te jemi gati të pranojmë dhe ta dëgjojmë Atin tonë.
Nëse duam të dëgjojmë me të vërtetë le të përpiqemi që ne jetën tonë të ruajmë urdhëresat e Zotit. Amin!