Thirrje për aplikantët (djem dhe vajza) për Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, viti akademik 2022-23.

Në vitin 2022, me vendim të Sinodit të Shenjtë, Akademia Teologjike, e cila është një institucion arsimor për formimin e klerikëve të KOASh, u riorganizua sa i takon programit të studimeve dhe personelit mësimor. Vitet e studimit janë 3 plus 1, të ndara në 8 semestra, me orë të caktuara mësimesh sipas sistemit të krediteve ECTS. Lëndët mësimore kanë një drejtim pimantik (pastoral) dhe shoqërohen nga ushtrime praktike të liturgjikës, predikimit, katekizmit dhe komunikimit me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nga ana tjetër, i janë bashkuar stafit akademik, profesorë të tjerë, vizitorë teologë të njohur ndërkombëtarisht.

Pas përfundimit me sukses të programit mësimor, Akademia i pajis studentet dhe studentët me një diplomë, e cila u jep mundësinë të ofrojnë menjëherë në pozita të ndryshme si klerikë ose si kuadro laikë në katekizëm dhe në veprën pimantike e sociale të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Dokumentet e nevojshme për kandidatët:

-Kërkesa

-Certifikata e lindjes (mosha e pranimit 18-40 vjeç). Në raste të ndryshme mund të bëhen edhe përjashtime me vendimin e Bordit të Akademisë për nevoja specifike të KOASH.

-Certifikata e Pagëzimit

-Diploma dhe lista e notave e shkollës së mesme (dhe nëse ka, edhe kopja e diplomës së Kolegjit apo Universitetit)

-Dëshmia e Penalitetit

-Certifikata Mjekësore

-Është e domosdoshme një letër reference me shkrim nga një Mitropolit, anëtar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

-Leja me shkrim nga ana e bashkëshortit/es në rastin e kandidatëve të martuar.

-Fotokopja e kartës së identitetit

-Një fotografi

Për të aplikuar kontaktoni sekretarinë në: teolorthalb@yahoo.com