– Ungjilli – Mattheu 16:13-19.
Edhe Jisui, kur erdhi në anët e Qezaresë së Filipit, pyeste nxënësit e tij, duke thënë: Cili thonë njerëzit se jam unë, Biri i njeriut? Edhe ata thanë: Ca Joan Pagëzori, e të tjerë Ilia, e të tjerë Jeremia, ose një nga profetët. U thotë atyre: Po ju cili thoni se jam unë?
Edhe Simon Pjetri u përgjigj e tha: Ti je Krishti, i biri i Perëndisë së gjallë. Edhe Jisui u përgjigj e i tha: I lumur je ti, Simon, bir i Jonait, sepse mish edhe gjak nuk ta zbuloi ty këtë, po Ati im që është në qiejt.
Edhe unë po të them se ti je Pjetër (shkëmb), edhe përmbi këtë shkëmb do të ndërtoj kishën time; dhe dyert e hadit nuk do të kenë fuqi përmbi të.
Edhe do të të jap ty kyçet e mbretërisë së qiejve; edhe ç’të lidhësh mbi dhe, do të jetë lidhur në qiejt; edhe ç’të zgjidhësh mbi dhe, do të jetë zgjidhur në qiejt.