– Ungjilli – Marku 2:18-22.
Edhe nxënësit e Joanit dhe ata të Farisenjve agjëronin; edhe vijnë, e i thonë: Pse nxënësit e Joanit e ata të Farisenjve agjërojnë ndërsa nxënësit e tu nuk agjërojnë? Edhe Jisui u tha: Mos mundin të agjërojnë dasmorët për sa kohë të jetë dhëndri bashkë me ta? Sa kohë kanë dhëndrin me vete, s’mund të agjërojnë.
Por do të vijnë ditë kur do të merret dhëndri prej tyre, edhe atëherë do të agjërojnë në ato ditë. Edhe asnjë s’qep një arnë pëlhure të re në rrobë të vjetër; përndryshe, mbushja e saj e re tërheq prej së vjetrës dhe grisja bëhet më e keqe. Edhe asnjë s’vë verë të re në shakuj të vjetër; përndryshe, vera e re gris shakujt, edhe vera derdhet, edhe shakujt prishen; po vera e re duhet të vihet në shakuj të rinj.