– Ungjilli – Mattheu 15:32-39.
Atëherë Jisui thirri pranë nxënësit e tij, e tha: Më dhimbset për turmën, sepse kanë tashmë tri ditë që rrinë pranë meje e s’kanë ç’të hanë; edhe nuk dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos këputen udhës.
Edhe nxënësit e tij i thonë: Nga do të na gjenden këtu në shkretëtirë kaq shumë bukë, sa të ngopet një turmë kaq e madhe? Edhe Jisui u tha atyre: Sa bukë keni? Edhe ata thanë: Shtatë, edhe pak peshq të vegjël. Edhe ai urdhëroi turmat të ulen përdhe.
Edhe si mori të shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, edhe i theu, edhe ua dha nxënësve të tij, dhe nxënësit turmave. Edhe hëngrën të gjithë e u ngopën; edhe ngritën tepricën e copave, shtatë shporta plot. Edhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, veç grave e fëmijëve të vegjël.
Edhe si lëshoi turmat, hyri në lundër, edhe erdhi në kufijtë e Magdalas.