E Diela VIII e Mateut, Zoti kërkon zemrën tonë, nga Mitropolitit i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 07.08.2022 (Tekst)

 

Çfarë do të kishte ndodhur, të dashur besimtarë, nëse apostujt nuk do të kishin gjetur pesë bukët e peshqit për të ushqyer turmën e njerëzve, siç na thuhet në ungjill? A do të mundte Krishti të ushqente këtë shumicë njerëzish? Pa hezitim përgjigja do të ishte po, Krishti mund t’i ushqente.

Le të kujtojmë historinë e popullit të Izraelit, në udhëtimin e tyre nga Egjipti kur ishin në robëri për në Tokën e Premtuar, një udhëtim që zgjati 40 vjet. Çdo ditë Perëndia i ushqente me ushqimin qiellor, përveç të shtunës e cila ishte ditë e shenjtë. Çdo mëngjes Perëndia dërgonte manën dhe me këtë populli ushqehej. Për 40 vjet me radhë dërgoji manën nga qielli për qinda e mijëra izraelit. Izraelitët e kishin në mendjen e tyre që Perëndia mund të bëntë gjithçka për ti ushqyer ata, madje Krishti e dinte shumë mirë se çfarë kishin apostujt, ose njerëzit e tjerë. Dhe megjithëse Zoti e dinte se çfarë kishin, Ai përsëri i thotë apostujve: – jepuni ju të hanë. I kërkon, pra apostujve të kujdesen për popullin, duke i ofruar Krishtit ato pak që kishin.

Edhe herën e dytë që na jepet një shumim i tillë bukësh për ushqimin e 4000 burrave, veç grave dhe fëmijëve, ishin 7 bukë dhe disa peshq të vegjël, përsëri Zoti thotë: I sillni këtu, i bekoi dhe ushqeu popullin. Ai kërkon që ata të ofrojnë diçka, Ai ti bekoj, dhe më pas ky bekim të shpërndahet në të gjithë.

Le të kujtojmë përkujdesjet e Kryepeshkopit Anastas, në udhëtimet që bënte në vende të ndryshme të vendit tonë. Ku shkonte në ato fshatra apo qytetet ku kishte shumë pak kisha, ose ato që ishin, ishin të shkatërruara. Gjithë populli kuptohej ishte në një vështirësi ekonomike, ishin të varfër në atë kohë, dhe megjithatë Kryepeshkopi i thoshte: ofroni ju diçka, ofroni diçka dhe Zoti do e bekoj atë. Dhe ato nënat e varfëra, besimtarët e varfër ato pak të ardhura që kishin mbledhur, e cila ishte një shumë e papërfillshme në krahasim me atë që duhej për të ndërtuar kishën, prapë Zoti e bekontë atë pak që ata jepnin. E bekonte dhe bënte mrekulli dhe në këtë formë janë ndërtuar shumë kisha në vendin tonë.

Zoti do nga ne qe ne të ofrojmë atë pak që kemi mundësi, atë pak që kemi tja ofrojmë që Ai ta bekoj, dhe ta kthej si bekim në jetën tonë. Zoti nuk e do për vete, Ai nuk ka nevojë për diçka, ne kemi nevojë për bekimet e Perëndisë në jetën tonë. Prandaj kërkon Zoti që ne atë pak që kemi t’ia ofrojmë Atij. Shpeshherë ne e harrojmë Zotin dhe e heqim Atë nga jeta jonë, dhe mendojmë se gjithçka që kemi dhe bëjmë është vërtetë e jona, harrojmë që ajo është dhuratë që na jep Zoti. Ne harrojmë që ta falenderojmë Zotin, harrojmë që ti ofrojmë Zotit diçka nga ato që na jep dhe kështu nuk marim bekimet e Tij në jetën tonë.

Ka diçka që Zoti do më shumë nga ne! Zoti do zemrën tonë. Ai më shumë se gjithçka tjetër pret që ne ti ofrojmë zemrat. Sa bukur u themi njerëzve tanë të dashur si: bashkëshortit, bashkëshortes, vajzës, djalit, nipit, mbesës që të kam zemër, të dua me gjithë zemrën time. Por sa larg janë zemrat tona nga Zoti? Sa në të vërtetë e duam Zotin? Sa e kemi në zemër Zotin?

Po të shikojmë me kujdes do të shohim që zemra jonë është shumë larg Zotit. Ndoshta , asnjëherë nuk kemi menduar t’i themi Zotit të kam në zemër, të dua fortë, je gjëja më e shtrenjtë që kam.

Zemra jonë është e mbushur me mëkate dhe paudhësi, dhe si mundet ne tja ofrojmë këtë zemër Zotit? Zotit nuk i bënë përshtypje zemra jonë e ndyrë. Ai do ta pranoj ashtu siç është zemrën tonë mëkatare, nuk do ta mohoj. Thjesht ne duhet tja ofrojmë duke thënë: Zot, zemra jonë është kaq e papastër, kaq e padenjë. Ti je kaq i shenjtë dhe unë jam kaq mëkatar dhe kaq i papastër, megjithatë dua që zemra Jote të lidhet me zemrën time. Dhe nëse do ofrojmë këtë gjë kaq të shtrenjtë, ajo do jetë gjëja më e bukur, ajo do jetë gëzimi më i madh për jetën tonë.

Shën Agustini i Madh e donte aq shumë Zotin sa thoshte: Të dua, o Zot prandaj dua të jetoj sesa më shumë jetoj aq më shumë edhe të dua!

Të dashur besimtar, le të përpiqemi nga ato që na jep Zoti t’i ofrojmë për bekim tek Ai!

Le të përpiqemi akoma më tepër t’i ofrojmë Zotit zemrën tonë, ashtu si ajo është, edhe Zotit do sjelli gëzim në zemrat tona. Amin!