– Ungjilli – Mattheu 16:6-12.

Edhe Jisui u tha atyre: Shikoni e ruhuni dhe kini kujdes nga brumi i Farisenjve e i Saducenjve. Edhe ata mendoheshin me veten e tyre, duke thënë se nuk morëm bukë. Edhe Jisui, si e kuptoi, u tha atyre: Pse mendoheni me veten tuaj, o besëpakë, se nuk morët bukë? Ende nuk po kuptoni, as nuk mbani mend të pesë bukët e të pesë mijëve, edhe sa kofinë morët? As të shtatë bukët e të katër mijëve, edhe sa shporta morët? Si nuk kuptoni se nuk ju thashë juve për bukë, por të ruheni nga brumi i Farisenjve e i Saducenjve? Atëherë e kuptuan, se nuk u tha të ruhen nga brumi i bukës, por nga mësimi i Farisenjve e i Saducenjve.