E Diela VII e Mateut, Zoti respekton lirinë e zgjedhjes sonë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 31.07.2022 (Tekst)

 

Pse të verbrit e thërrasin Krishtin, “Bir i Davidit”? Pse Krishti lejon që të verbrit të thërrasin me zë të lartë? Pse Krishti i pyet të verbrit nëse Ai mund të jepte shërimin? Pse kërkon Krishti që të verbrit të mos tregojnë për shërimin? Të gjitha këto pyetje të dashur besimtarë, do t’i përgjigjemi nëpërmjet një nga Etërit tonë të Shenjtë të Kishës sonë, Shën Joan Gojarti.

Në komentin që ai bënte të kësaj pjesë në Ungjillin që dëgjuam ditën e sotme ai thotë: – “Që të thirrurit Biri i Davidit për dikë në Izrael ishte një nder i madh dhe një vlerësim i madh. Të gjithë princat, mbretërit që rronin mbas Davidit zakonisht thërrisnin mbretër të gjithë bijtë e Davidit. Kujtojmë pra pikërisht Perëndia i kishte premtuar Davidit se do të ishte dikush që do të mbretëronte nga familja e tij. Kështu që dikush do të thirrej Biri i Davidit do të ishte një nderim i madh dhe pikërisht për këtë arsyje i verbëri I kishte treguar nderim te madh i thërret dhe i thotë, ” Biri i Davidit ki mëshirë për ne”.

Po pse Zotit lejon të përsërisin kërkesën edhe i thërrasin me zë të lartë. Pse e bënë Zoti këtë?

Shenjtori thotë, për të parë që kjo ishte një kërkesë e tyre që ata vet kërkonin shërim. Jo që Zoti të vepronte pa dëshirën e tyre. Pse thotë shenjtori? Sepse nëse Zoti do të bënte shërimin vet pa pyetur

ata atëherë “Zoti” duhet të jepte shërim të gjithëve”, duhet të shpëtonte të gjithë, por kjo ishte një cenim i lirisë së njeriut që ishte dhënë dhuratë nga Perëndia.

Dhe kur afruan në shtëpinë ku qëndrojë Krishti u afrua dhe Zoti i pyeti, çfarë doni të bëj për ju? A besoni që unë do ta bëjë këtë gjë?

Pse i pyeti Zoti? I pyeti për të treguar nëse ata vërtetë besojnë që ai mund ti bënte këto çudi. Dhe thotë shenjtori nuk është hera e parë që Zoti bënë diçka të tillë.

Vazhdimisht ai kur bënte shërim kërkonte nëse ata kishin apo jo besim që Zoti kishte pushtetin dhe fuqinë që të bënte mrekullinë. Përmend Joan Gojarti raste të shërimeve të paralizuarit, vajzës e sëmurë e kryetarit te sinagogës, shërbëtorit të centurionit romak, edhe shumë raste të tjera, ku Zoti kërkon edhe pyet nëse ata kanë besim.

Po pse më pas pasi e bënë mrekullinë, u jep dritën e syve, i lë të shkojë përsëri dhe ua ndalon që të flasin për këtë mrekulli. Herë tjetër do të shikojmë dhe dëgjojmë Krishtin të thotë, shkoni këtyre që u ka dhënë shërimin, shkoni dhe tregoni se çfarë ka bërë Perëndia për ju, ndërsa në këtë rast thotë, jo, nuk do të flisni.

Zoti thotë se Ai do të tregohet nëpërmjet kësaj mrekullie Lavdia e Perëndisë. Jo thjesht për ti mburrur ata por për tu Lavdëruar Perëndia. Është ndryshimi i madh ndërmjet asaj që thotë Zoti përpara shko trego se çfarë ka bërë Zoti për ty dhe asaj që në këtë rast që Ai ua ndalon atyre të tregojnë këtë gjë.

Por pikërisht ata bëjnë atë gjë që Zoti u kishte thënë, shkuan të tregonin se çfarë kishte bërë Zoti për ata.

Në pjesën e Ungjillit na tregohet për një shërim të dytë. Për një të demonizuar shurdhë-memec dhe Zoti e shëron atë. Por disa nga farisenjtë, thonë që Zoti e bëri këtë çudi, mrekulli me pushtetin e demonëve.

Shën Joan Gojarti thotë: – ka një ndryshim shumë të madh, mënyrën si vepron Krishti dhe demonët edhe përmend kur thotë Zoti; që nëse djalli largon djallin lufton kundër vetes së tij. Atëherë si mund të bëjë djalli diçka të tillë. Por thotë shën Joan Gojëarti,

demonët, kur bëjmë diçka magjike demonjake, ata bëjnë që njeriun ta lidhin me atë, me demonët. Dhe e dyta, që të pengojnë njeriun që të bëhet pjesë e mbretërisë së Perëndisë. Krejt e kundërta ndodhë me Zotin.

Zoti gjithçka që e bënë, e bënë për Lavdi të Perëndisë dhe tjetra është që ti çojë njerëzit drejt mbretërisë së Perëndisë. Ky është dallimi shumë i madh nëpërmjet mënyrës si vepron i ligu dhe Perëndia.

Nëse shikojmë që ajo që na jepet në jetën tonë na sjell paqen, qetësinë dhe na çon në udhën e Perëndisë, na çon drejt Perëndisë, drejt mbretërisë së mbretërisë së Perëndisë, atëherë jemi të sigurt që ajo gjë është prej Perëndisë.

Të dashur besimtarë, le të kërkojmë edhe ne nga mjeku i shpirtrave dhe trupave tanë, të na forcojë në besë dhe të na udhëheqë drejt mbretërisë së Perëndisë. Amin