APOSTULLI 1 Korinthianëve 3:18-23.
Askush le të mos gënjejë vetveten; nëse pandeh ndonjëri në mes tuaj se është i ditur në këtë botë, le të bëhet i marrë, që të bëhet i ditur. Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi përpara Perëndisë. Sepse është shkruar: “Ai që zë të diturit në dinakërinë e tyre”.
Edhe përsëri: “Zoti i njeh mendimet e të diturve se janë të kota”. Prandaj askush le të mos mburret për njerëz; sepse të gjitha janë tuajat. Qoftë Pavli, qoftë Apolloi, qoftë Qefai, qoftë bota, qoftë jeta, qoftë vdekja, qofshin këto që janë tani, ose ato që do të vijnë, të gjitha janë tuajat. Edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.