UNGJILLI – Mattheu 13:3-9.

Edhe u foli atyre shumë me paravoli, duke thënë: Ja mbjellësi tek doli të mbjellë. Edhe ndërsa ai po mbillte, disa fara ranë pranë udhës; edhe erdhën shpendët e i hëngrën të gjitha. Edhe të tjera ranë mbi gurishte, ku s’kishte tokë shumë; edhe përnjëherë mbinë, se s’kishte tokë të thellë.

Po kur lindi dielli, u dogjën, edhe pasi nuk kishin rrënjë, u thanë. Edhe të tjera ranë mbi gjemba, edhe u rritën gjembat, e i mbytën ato. Edhe të tjera ranë mbi dhe të mirë; edhe jepnin fryt, njëra njëqind, e tjetra gjashtëdhjetë, e tjetra tridhjetë. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.