APOSTULLI – Romakëve 6:11-17.

Kështu llogariteni edhe ju veten tuaj, se jeni të vdekur për mëkatin, por të gjallë në Perëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.

Le të mos mbretërojë pra mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në dëshirimet e tij. As mos tregoni gjymtyrët e trupit tuaj armë padrejtësie në mëkat; por tregojeni veten tuaj tek Perëndia si të ngjallur prej së vdekurish, edhe gjymtyrët e trupit tuaj armë drejtësie tek Perëndia. Sepse mëkati nuk do t’ju pushtojë ju; sepse nuk jemi nën ligj, po nën hir.

Çfarë pra? Të mëkatojmë, sepse nuk jemi nën ligj, po nën hir? Qoftë larg. A nuk e dini, se atij që i tregoni veten shërbëtorë në bindje, jeni të po atij shërbëtorë që i bindeni, domethënë të mëkatit për vdekje, ose të bindjes për drejtësi? Po falënderojmë Perëndinë, se ishit njëherë shërbëtorë të mëkatit, por tani u bindët nga zemra në formën e mësimit që u dha ndër ju.