E Diela III e Mateut, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 03.07.2022 (Tekst)
“Të jetojmë çdo ditë duke menduar fundin, duke menduar gëzimin e mbretërisë së Perëndisë”
Murgjit në Malin e Shenjtë, të dashur besimtarë, kanë një thënie shumë të shquar e të urtë. Kush është ajo thënie? Ata kanë vazhdimisht në mendjen e tyre këtë thënie: “Duhet të vdesësh para se të vdesësh që të mos vdesësh kur të vdesësh”. Çfarë kuptojnë me këtë ata? Kuptojmë që duhet të bëjmë një jetë të tillë të përditshme, një jetë të vdekur nga pasionet dhe mëkatet dhe çdo gjë të keqe në mënyrë që kur të vdesin, kur të shfaqemi para Zotit, Zoti mos të na vendos neve në vdekjen e përjetëshme.
Është shumë e drejtë kjo gjë që ata mendojnë, thonë vazhdimisht dhe e kanë vazhdimisht në mendje. Kjo është shumë e dobishme për jetën tonë shpirtërore. Madje, ndonëse do na duket e çuditshme, por etërit dhe mësuesit e kishës vazhdimisht na mësojnë dhe na këshillojnë që është shumë e dobishme për jetën tonë që ne të mendojmë për fundin e jetës tonë. Të mendojmë për vdekjen tonë. Të mendojmë që do të dalim para Perëndisë që do të gjykohemi. Të mendojmë se kush do të jetë vendimi pas gjykimit tonë.
Ja le të mendojmë sot ta marim seriozisht të gjithë tani në këtë moment që do të shfaqemi përpara Zotit. Në një mënyrë apo në një tjetër Zoti shfaqet vjen dhe ne do të shfaqemi përpara Atij. Ose të mendojmë se do të jetë dita në të cilën ne do të vdesim dhe do të shfaqemi përpara Zotit, le të mendojmë tani për këtë. Atëherë do të shikojmë do të mendojmë në mendojen tonë çfarë kemi lënë pas? Çfarë kemi lënë në jetën tonë? Çfarë të mire kemi lënë? Kemi lënë ndonjë të mire? Kemi lënë ndonjë të keqe? Si është jeta jonë, si ka qënë jeta jonë me të tjerët? Çfarë do ti themi Zotit kur të shfaqemi përpara atij?
Në shumë raste tragjike që dëgjojmë njerëzit të ndodhur në rrezik jete ose në pragë të fundit të jetës së tyre gjithmon kanë rendur të flasin me njerëzit e tyre të dashur. Të pajtohen me ata që janë zëmëruar, për të pasur një fund të paqëm. Nëse ne çdo ditë do të mendojmë diçka të tillë ajo do të na mbante ne të kujdeshëm në gjithë sjelljen tonë dhe jetën tonë. Se do të thoshim, unë sot do të shfaqem përpara Zotit, unë dua të jem i paqshëm me të gjithë. Unë dua të lë diçka të mirë pas meje kur të largohem. Prandaj mendimi, mendimi për fundin, mendim për paraqitjen përpara Zotit, mendimi për jetën e përjetëshme e bënë shumë të dobishme përparimin tonë dhe jetën tonë.
Në faktë çfarë bëjmë të gjithë neve njerëzit besojmë apo nuk besojmë ne veprojmë në këtë mënyrë. Si veprojmë në këtë mënyrë? Në të gjithë veprojmë duke menduar fundin, duke menduar për fitimin. Përse nxënësit, studentët studiojnë ulen me orë të tëra të shkojnë të mësojnë mësimet dhe të rrinë me orë të tëra në shkollë përse? Sepse mendojnë fundin,
. Kush është fundi? Që do të mbarojnë studimet do të kenë zënë një punë, do të marin disa të ardhura që të jetojnë një jetë të qetë me gjërat e nevojshme të jetës së tyre, mendojnë gjithmon fundin. Bujku që punon, punon tokën e mbjellë e prashit edhe ai mendon gjithmon fundin. Ai mendon prodhimin që do të marë nga puna e tijë. Edhe ne që punojmë çdo ditë mendojmë për fundin përsëri. Si mendojmë ? Mendojmë se do të kemi disa të ardhura që në mënyrë që të mbajmë familjen tonë kushdo nga ne vepron duke menduar për fitimin duke menduar fundin.
Edhe Zoti, çfarë na thotë Zoti e dëgjuam në pjesën e Ungjillit të sotëm. Çfarë na thotë? Na thotë: “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë”, kini në mendje, gjënë e fundit. Atë të fundit, e cila në fakt është fillimi, ai fundi që ne mendojmë është fillimi i gjithçkaje. Kini në mendje këtë fund thotë Zoti. Kini në mendje Mbretërinë e Perëndisë. Edhe gjithë gjërat e tjera thotë, do ti’ keni mos kini merak, do t’i keni të gjitha thotë.
Mendoni këtë fund edhe do të keni bekimin në jetët tuaja dhe jeta jonë do të jetë gjithmonë me këtë shpresë edhe me këtë gëzim. Me gëzimin që një ditë do të fitojmë Mbretërinë e Perëndisë.
Kjo ka qënë forca e gjithë shenjtorëve, gjithë atyre murgjërve që thamë pakë më parë të cilët nuk janë njerëz varfanjak, të shkoshë në vende në manastire të shikosh njerëz të diplomuar njerëz me dy tre universitete të larta. Kemi dëgjuar për princ e princesha, për mbretër të cilët kanë lënë pushtetin e tyre pasurinë e tyre dhe janë bërë murgj. Pse? Sepse kanë menduar fundin se kanë menduar Mbretërinë e Përëndisë. Pse shenjtorët e tjerë duronin gjithë ato sakrifica, mundime, tortura, vuajtje, përndjekje? Sepse gjithmon në mendje kishin fundin dhe Mbretërinë e Perëndisë. Pse dëshmorët e kishës preferonin të jepnin jetën e tyre? Sepse kishin në mendje fundin dhe Mbretërinë e Perëndisë.
Kështu të dashur besimtarë le të kemi dhe neve në mendjen tonë dhe në zemrën tonë fundin dhe në mendjen dhe në zemrën tonë gëzimin që do na japë Zoti në mbretërinë e Perëndisë. Amin!