APOSTULLI – Veprat e Apostujve 15:35-41.
Edhe Pavli e Varnava rrinin në Antioki, duke mësuar e duke predikuar fjalën e Zotit, bashkë me shumë të tjerë. Edhe pas disa ditësh Pavli i tha Varnavës: Le të kthehemi tani të shohim si janë vëllezërit tanë në çdo qytet ku dhamë lajmin e mirë për Zotin.
Edhe Varnava donte të marrë me vete Joanin që quhej Mark. Po Pavlit nuk iu duk e pëlqyeshme të marrë me vete atë që qe ndarë prej tyre nga Pamfilia, dhe nuk erdhi me ta në punë.
Ndodhi pra një grindje, kaq sa ata u ndanë njëri prej tjetrit; edhe Varnava mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro. Po Pavli zgjodhi Silën dhe doli, si u dorëzua prej vëllezërve në hir të Perëndisë. Edhe shkuan nëpër Siri e nëpër Kiliki, duke forcuar kishat.