E Diela e Samaritanes, nga Mitropolitit te Apollonise & Fierit, H. Nikolla, 22.05.2022 (Tekst)
“Zoti do na falë nëse ne do të pranojmë se ne dhe vetën ne jemi fajtorë për mëkatet tona”!
Ndodh shumë herë në jetën tonë, të dashur besimtarë që për ngjarje të ndryshme, qoftë edhe për gabimet që bëjmë, për mëkatet tona, shpesh herë t’jua hedhim fajin të tjerëve, të themi që dikush tjetër e kishte fajin, shumë herë themi që nuk ishte fati ynë, kështu duhet të ndodhte. Disa herë të tjera themi akoma që vet Zoti kishte thënë që kështu duhet të ndodhte me mua. Po a është kjo e vërteta?
Në mitologjinë greke tregohet për Orestin një nga heronjtë e kësaj mitologjie. I ati i tij Agemeoni kthehet nga lufta e Trojës, kur kthehet në atdheun e tij në Greqi, ai vritet nga i dashuri i gruas së tij. Oresti nuk ndodhej në këtë kohë në vendlindjen e tij. Mbas shumë vitesh kthehet ne atdhe. I nxitur edhe nga perënditë, na thuhet në mitologjinë, që ai detyrohet të vrasë nënën dhe të dashurin e saj. Por pas këtij krimi, ai përndiqet nga disa perëndi të tjera, të cilat kishin të drejtën e ruajtjes së unitetit dhe rendit shoqërorë dhe familjar dhe që dënonin çdo lloji dhune, sidomos brenda familjes. Këto perëndi e përndiqnin vazhdimisht Orestin dhe në fund u mblodhën perënditë ta gjykonin, disa dolën në përkrahjen të Orestit dhe thoshin nuk ishte faji i tij bëri një krim të tillë sepse perënditë e nxitën atë të bënte diçka të tillë, ndësa perënditë e tjera thoshin ai duhet të dënohet, ai është fajtor për krimin që ka bërë. Ngrihet Oresti dhe thotë nuk është faji i askujt , nuk është faji i perëndive, faji është i imi personal, unë bëra vrasjen, unë vrava nënën time. Dhe sapo ai pranojë gabimin e tij, perënditë e falën. Kështu ndodh edhe me jetën tonë, kur ne pranojmë që fajtor për gabimet dhe mëkatet tona jemi ne personalisht, askush se ka fajin, ne e kemi fajin.
Ne na ka dhënë Zoti dhuratën e madhe të lirisë. Askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë, të cënojë dhe t’privojë lirinë tonë. Askush tjetër nuk na detyron neve që të bëjmë gabime dhe mëkate, as të tjerët, as djalli, as Perëndia nuk e cënon lirinë tonë.
-Tregojnë një histori:- Në një manastirë, ishte periudhë kreshme dhe kuptohet ishte kufizuar ushqimi, sepse murgjit kanë rregull të rreptë brenda peridhës së kreshmëve. Një nga murgjit ishte pak i dashur me ushqimin, gjen një vezë dhe brenda qelisë së tij, ku dyertë kishin çelësa të mëdhenj që mbylleshin dyertë dhe vendosi vezën mbi çelësin edhe nga poshtë me një qiri të ndezur po piqte vezën që të ushqehesh. Por ja që lëshoji erë në të gjithë manastirin. E ndjeu edhe igumeni dhe shkon atje ku ishte era me e fortë dhe i thotë vëllait të tij, çfarë bëre, në këtë këtë periudhë kreshme bëre diçka të tillë?! Jo thotë jo unë, i ligu më shtyri. U dëgjua zëri i Djallit – jo mua s’më kishte vajtur mendja fare të bëja diçka të tillë.
Edhe shë Fotinia, gruaja samaritane që festojmē sot edhe ajo e pranon gabimin e saj. Hapur j’u thotë të gjithë samaritanëve , ejani të takoni dikë që më ka thënë gjithçka që kam bërë. Nuk e fsheh jetën e saj mëkatare. Ishte martuar pesë herë dhe tani bashkëjetonte me një burrë tjetër, i cili ky veprim ishte një shkelje e rëndë e ligjit të Moisiut. Pranon mëkatin e saj, nuk justifikohet për mëkatin e saj, nuk thotë që për mua askush nuk u kujdes të plotësonte nevojat e mija, t’më qëndronte pranë, t’më mbështeste në jetën time, prandaj edhe unë bëra gjithë këto gabime në jetë. Jo, pranon gabimin e saj dhe prandaj Zoti e fal, prandaj Zoti e thërret, prandaj ajo bëhet shenjtore , që më pas u marterizua për besimin e saj në Zotin.
Akoma më tepër e kujtojmë paravolinë e “Djalit Plangprishës” nuk justifikohet djali plangprishës, ti thoshte Atit të tij që ti nuk këmbngule që unë mos të shkoja në rrugë të largët dhe të mos prishja pasurinë, nuk ju justifikua tek vëllai që se mbajti pranë shtëpisë, nuk ju justifikua tek miqtë e tij që nuk e ndihmuan që të ruante pasurinë dhe të bënin një menaxhim të mirë të pasurisë. Nuk ja hodhi fajin askujt tjetër, por vajti tek Ati dhe thotë mëkatova, mëkatova Atë përpara teje dhe përpara qiellit. Kam mëkatuar, unë pranojë që gabimi është i imi, thotë djali plangprishës. Pranojë që gabimi është i imi dhe askujt tjetër, prandaj Ati e fali, prandaj Oresti u fal, prandaj Zoti do na falë nëse ne do të pranojmë nëse gabimi dhe mëkati nuk është i askujt tjetër, është mëkati ynë.
Le të marrim kurajo të gjithë neve. Mendojmë shpeshherë se gjejmë kënaqësinë dhe lumturinë në gjërat e tjera. Gruaja samaritane u martua me pesë burra , e pa që as nga ata pesë burra dhe i gjashti nuk i plotësoi dot, nuk e bëri askush të lumtur atë grua. Shpeshherë neve lidhemi me njerëzit, akoma edhe brenda jetës së martesës mendojmë që bashkëshorti ose bashkëshortja ose i dashuri ose edhe e dashura do t’na plotësojë gjithë qënien tonë, gjithë nevojat tona. Në fakt, çfarë kërkojmë? Kërkojmë Zotin. Sepse Zoti është Ai me të vërtetë që mund të plotësojë gjithë ato nevoja që kemi neve. Prandaj shkojmë nga një dashuri ose nga një zhgënjim në një zhgënjim tjetër, derisa të kuptojmë që dashuria e vërtetë plotësohet dhe është e Zotit.
Dhe gruaja samaritane e kuptojë që vërtetë dashuria mbetet më Zotin. Pranojë gabimin e saj dhe Zoti e plotësojë me atë gëzimin e madh që të jetë dëshmitare e zjarrtë e Ngjalljes së Zotit, të mbushet me kënaqësinë dhe lumturinë që jep Zoti, kur ai të jetë në zemrat tona.
Le të vazhdojmë edhe ne, të dashur besimtarë, në këtë rrugë që na tregojnë shenjtorët . Le te pranojmë gabimin tonë dhe Zoti do të bekojë që ne të shijojmë gëzimin dhe lumturinë e Tij. Amin