APOSTULLI – 1 Timotheut 1:15-17
E besueshme është fjala edhe e denjë për t’u pranuar, se Krishti Jisu erdhi në botë që të shpëtojë mëkatarë, prej të cilëve i pari jam unë.
Po prandaj u përdëlleva, që të tregojë Jisu Krishti më përpara tek unë gjithë zemërgjerësinë, si shembull në ata që kanë për t’i besuar atij për jetë të përjetshme. Edhe mbretit të jetëve, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi që është i ditur, i qoftë nder edhe lavdi në jetë të jetëve. Amin.