U kremtua emri i Kryepiskopit Anastas.
Sot, më 22 janar, kremtohet shën Anastas Persiani, emrin e të cilit feston Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Në këtë të kremte, besimtarët u mblodhën për Liturgjinë Hyjnore në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, për të kremtuar edhe Apostull Timotheun e Shën Anastas Persianin.
Në këtë ditë të shënuar i gjithë Komuniteti Orthodhoks e falënderon nga thellësia e zemrës Kryepiskopin tonë të dashur Anastasin për kontributin e jashtëzakonshëm dhe perëndindriçuar për ringritjen nga gërmadhat e regjimit komunist të Kishës sonë dhe për punën e palodhur në këto 30 vite për ta zhvilluar e çuar gjithmonë e më përpara atë. Ndaj të gjithë i urojnë Fortlumturisë së Tij jetë të gjatë dhe shumë vite të tjera në krye të Kishës sonë.
PËR SHUMË VJET, O KRYEZOT!
* * * *
???????? ? ???????̈? ? ????????????
Anastas Janullatos, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë është Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës, Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës, Senator Nderi i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve – Salzburg, Austri. Ai ka gërshetuar dijen, kërkimin dhe shkrimet teologjike me dëshminë, shërbimin baritor dhe përpjekjet e krishtera në fushën sociale.
Lindi në Pire, Greqi, më 4 nëntor 1929. Studioi për teologji në Universitetin e Athinës nga viti 1947 deri më 1952, dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Ndoqi studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Misionarizëm dhe Etnologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut në Gjermani, me bursë të Fondacionit “Aleksandër von Humboldt”. Në vitin 1970 mori titullin “Doktor i Teologjisë” (Th. D.) i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës (summa cum laude me çmim të veçantë). Përveç greqishtes së re e të vjetër, zotëron gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten dhe rusishten (ka studiuar edhe dy gjuhë afrikane).
??̈ ?????̈? ?????????
Ka qenë Profesor i Historisë së Feve dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-86). Gjithashtu ka qenë anëtar korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005).
Ka studiuar dhe njohur besime të ndryshme fetare: Hinduizmin, Budizmin, Taoizmin, Konfucianizmin, Islamin dhe Fetë afrikane në vendet ku ato lulëzuan: në Indi, Tailandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Meksikë dhe Karaibe.
Është shpallur “Doktor Nderi” i Teologjisë ose Filozofisë nga 20 universitete ose fakultete apo departamente universitare (në Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri dhe Itali). Është nderuar me titullin “Profesor Nderi” i Fakultetit të Administrim-Biznesit të Universitetit të Atikës Perëndimore (2020). Gjithashtu është nderuar me dekoratën më të lartë shkencore të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, “Aristoteli i Artë” (2018).
Ai është autor i 24 librave (studime fetarologjike, ese rreth hierapostullimit, spiritualitetit orthodhoks) dhe ka botuar më tepër se 200 studime dhe artikuj me tema theologike e fetare. Librat dhe studimet e tij janë përkthyer në 17 gjuhë.
???̈????? ??̈ ?????̈
U hirotonis dhjak në vitin 1960, prift më 1964, duke marrë edhe ofiqin e arkimandritit, dhe Episkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Hierapostolik të Kishës së Greqisë” në vitet 1972-1991. Luajti rol nismëtar në ringjalljen e misioneve orthodhokse në vende të tjera, nga viti 1958 e në vazhdim. Ka qenë Kryepiskop në detyrë (Locum Tenens) i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupojës (Afrika Lindore: Kenia, Ugandë, Tanzani), ku kreu një vepër të gjerë fetare e sociale. Në vitin 2009 u nderua si “Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë dhe Gjithë Afrikës”.
Si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë (1992 e në vazhdim), në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ai ia doli mbanë të ringrinte dhe rindërtonte Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ishte shpërbërë krejtësisht për 23 vjet; duke kryer një vepër të shumanshme në fushat e edukimit, kujdesit shëndetësor, kulturës, mjedisit, si dhe në projekte humanitare, sociale dhe të mirëqenies. Për të krijuar vende të komunikimit shpirtëror të njerëzve me Perëndisë, nën kujdesin e tij, u ndërtuan mbi 160 kisha të reja, u restauruan 67 të vjetra dhe u riparuan 170 kisha të dëmtuara. Përveç këtyre, u ngritën mbi 80 ndërtesa të tjera, si shkolla, klinika dhe qendra rinore. Ka ndihmuar dhe mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në lehtësimin e tensioneve të shumta në Ballkan. Në vitin 2000, pas propozimit të 33 anëtarëve të Akademisë së Athinës dhe të shumë personaliteteve në Shqipëri, u nominua kandidat për çmimin “Nobel”.
Është zgjedhur vazhdimisht në pozicione të nderuara në drejtimin e organizmave ndërkombëtarë. Pozicione të tilla si anëtar i Grupit Teologjik të Punës në Dialogun midis Këshillit Botëror të Kishave me Njerëz të Feve dhe Ideologjive të gjalla (DFI) (1974-83); Moderator i Komisionit të Misionit dhe Ungjillëzimit Botëror (1984-91); anëtar i Këshillit Europian të Udhëheqësve Fetarë (ECRL) (2001-12); Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Europiane (2003-2009), President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-13) dhe President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 e në vazhdim).
Ai është nderuar me 30 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, duke përfshirë këtu “Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit” të Republikës Greke (1997); çmimin “Athinagora” për të Drejtat e Njeriut, (Nju Jork, 2001); çmimin “Për veprimtari të shquar në lidhje me unitetin e popujve orthodhoksë” (Moskë, 2006); urdhrin e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu” të dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për “kontributin e tij në harmoninë fetare dhe bashkekzistencën paqësore në Shqipëri” (2010); çmimin “Klaus Hemmerle” të Lëvizjes Ndërkombëtare të Fokolarëve për përpjekjet e tij “për të qenë një ndërtues urash midis komuniteteve fetare dhe popujve të ndryshëm” Aahen, Gjermani (2020).
Kontributi i tij në teologji, në dëshminë e krishterë, në dialogun ndër të krishterë dhe ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve dhe komuniteteve fetare është njohur ndërkombëtarisht.