UNGJILLI – Mateu 22:15-22
Atëherë Farisenjtë shkuan e bënë këshillë, si ta zënë në lak me fjalë. Edhe dërgojnë tek ai nxënësit e tyre bashkë me Herodianët, duke thënë: Mësues, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën e Perëndisë me të vërtetë edhe nuk do t’ia dish për asgjë; sepse nuk shikon në faqe njerëzish. Thuajna pra: Si të duket? Eshtë e udhës t’i japim taksë Cezarit, apo jo? Po Jisui, si njohu djallëzinë e tyre, tha: Pse më ngisni, hipokritë?
Tregomëni monedhën e taksës. Edhe ata i prunë një dinar. Edhe ai u thotë atyre: E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim? Ata i thonë: E Cezarit. Atëherë u thotë atyre: Jepini pra Cezarit ç’janë të Cezarit dhe Perëndisë ç’janë të Perëndisë. Edhe ata, kur dëgjuan, u çuditën, edhe e lanë atë e ikën.