APOSTULLI – Efesianëve 5:1-8

Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij të dashur. Edhe ecni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi, edhe dha veten e tij për ne blatim e theror tek Perëndia, për aromë erëmirë.

Po për kurvëri e çdo papastërti, ose lakmi, as të mos bëhet fjalë ndër ju, siç u ka hije shenjtëve, edhe as për turpëri e të folur pa mend, ose përqeshje, të cilat s’kanë hije; po më tepër të ketë falënderim. Sepse këtë e dini, se asnjë i përdalë, ose i papastër, ose lakmitar, i cili është idhujtar, s’ka trashëgim në mbretërinë e Krishtit e të Perëndisë.

Asnjeri le të mos ju mashtrojë me fjalë të kota; sepse për këto vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e pabindjes. Mos u bëni pra bashkëpjesëmarrës me ata. Sepse dikur ishit errësirë, po tani jeni dritë në Zotin. Ecni si bij drite.