UNGJILLI – Marku 8:22-26.
Edhe vjen në Betsaida; edhe i sjellin një të verbër, edhe i luten ta prekë. Edhe si i zuri dorën të vërbërit, e nxori jashtë fshatit; edhe si pështyu në sytë e tij, vuri duart mbi të, edhe e pyeste në sheh gjë. Edhe ai si ngriti sytë, tha: Shoh njerëzit që ecin si drurë.
Pastaj përsëri vuri duart mbi sytë e atij dhe e bëri atë të shikojë qartë, edhe u shërua, edhe i shihte kthjellët të gjitha. Edhe e dërgoi në shtëpinë e tij, duke thënë: As në fshat të mos hysh, as të mos ia thuash këtë njeriu në fshat.